Politikë

Qefalia: Kabineti i ri 'Rama 3', zgjedhje e duhur për objektivat e PS! Pozitive rikthimi i opozitës në parlament

8 Shtator 2021, 15:13| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 16:20

  • Share

Përtej zërave të pakënaqur nga ata që mbeten jashtë kabinetit ‘Rama 3’, për deputetin socialist, Xhemal Qefalia, figurat aktuale në krye të ministrive, janë të duhurit për të  arritur objektivat kryesore të PS gjatë mandatit te tretë. 

“Zgjidhja  e kryeministrit për emrat e kabinetit të ri, mendoj se është bërë e duhur, për të arritur  objektivat kryesor me personat që aktualisht janë pjesë e kabinetit qeveritar, janë të mirëpritur për të përmbushur të gjitha objektivat. Fakti që janë vendosur më shume gra, tregon edhe njëherë emancipimin që ka kjo forcë, që zgjedhë grat, jo vetëm në kabinetin qeveritar por edhe në forume apo këshille bashkiake. Po ruhet një raport  i drejtë për  grat dhe burrat”, tha Qefalia.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Taulant Balla, por edhe vetë deputeti Qefalia ishin ndër më të votuarit e Partisë Socialiste. Pavarësisht rezultatit, askujt nuk iu besua ndonjë post ministror, por Qefaliaj është i bindur se ka plot hapësira për të dhënë kontribute.

“Nuk është e thënë të merresh vetëm me forumet drejtuese apo postet ekzekutive, pasi janë komisionet parlamentare, janë mendimet produktive që kund të paraqiten dhe nuk jam i mendimit që janë lënë figura jashtë, përkundrazi Z.Balla ka kontribut të jashtëzakonshëm në postin e kreut të  grupit parlamentar por edhe si sekretar. Është një ndër drejtuesit e qarkut më të madh një Shqipëri dhe nuk mendoj se është distancim”, tha Qefalia.

Rikthimi i opozitës tradicionale në Parlament, pas një periudhe kohore afro 3 vite, për Qefalinë është pozitive për të vijuar konsensusin politik.

“Më vjen mirë, pasi rikthehemi në një normalitet për hir të së vërtetës, pasi lufta zhvillohet në parlament dhe një skuadër kur k ekipin kundërshtar, normalisht mobilizohet më shumë dhe shpresoj të jetë produktive për sa i përket çështjeve të debaiti por edhe konsensusit politik për ato çka aspirojnë shqiptarët, si pranimi në BE”, tha ai.

Sipas Qefalisë, ndër përqendrimet kryesore të mandatit të  tretë, qeverisës do të jetë turizmi, zhvillimi i shkollave profesionale si dhe rritja e eksporteve në bujqësi.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?