Gazetari i njohur Robert Goro, shpërndau sot në faqen e tij në rrjetet sociale numrin e gazetës së parë “Tribuna” e cila është një nga mediat më serioze në gjuhën shqipe. E që pasqyron problemet e shqetësimet e emigrantëve tanë në Greqi si dhe politikën mes dy vendeve. Në faqen e parë të “Tribunës” së parë, që i përket vitit 2004 spikat titulli: “Opozita kërkon qeveri teknike”.
Sot, ne po dëgjojmë refrenin e një “qeveria pa Edi Ramën në Zgjedhje” e cila është kënduar edhe para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, edhe para zgjedhjeve vendore të 2019-s, e natyrisht edhe para zgjdhjeve të 2017-s, kur dhe ndodhi çadra.
Megjithatë, siç historia 33 vjeçare na sjell, ky nuk ka qenë thjesht një refren, por një flamur apo mekanizëm politik i Sali Berishës që në vitin 1991.
Natyrisht duhet ndarë koncepti qeveri koalicioni me atë teknike, pasi kur bëhet fjalë për një qeverisje të përbashkët e tillë është edhe pëergjgjësia, kurse një qeveri teknike është thjesht një kabinet kujdestar që e çon vendin në zgjedhje.
Shqipëria ka pasur në historinë 33 vjeçare dy qeveri koalicioni, dhe një kujdestare, ndërkohë qe ka regjistruar një kabinet hibrid si ai i vitit 2017, kur në qeverinë e Edi Ramës u pëerfshinë disa ministra kryesore të opozitës, të cilët qëndruan në detyre për mbi katër muaj.
Në maj të vitit 1991, vendi u përfshi nga një sërë grevash, ku protagonizmin e mbajtën minatorët e Valiasit, që patën shumë kërkesa ekonomike e sociale, ndërkohë që kishin një kërkesë politike; dorëheqjen e qeverisë së Fatos Nanos.
Qeveria dha dorëheqjen dhe në bazë të një marrëveshje politike ndërmjet dy partive kryesore PS dhe PD u arrit që të formohet një qeveri koalicioni dhe vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme pas një viti.
Qeveria ishte një bashkëdrejtim ndërmjet Ylli Bufit-kryeministër dhe Gramoz Pashkos-Zv.kryeministër. Opozita kishte ministrinë Financave, ministrinë e Mbrojtjes, Drejtësisë, Industrisë, Ndërtimit, Tregëtisë së Brendshme dhe Turizmit, Transporteve, Ministrinë e Kulturës. Pra në kuptimin e plotë vendi bashkëqeverisej, por pas 6 muajsh Sali Berisha e tërhoqi PD-në nga qeveria e koalicionit dhe kërkoi qeveri teknike. Për tre muaj vendi shkoi në zgjedhje dhe PD fitoi mazhorancën absolute.
Në vitin 1997, vendi u përfshi në një krizë të thellë ekonomike financiare, dhe një valë protestash nisën në shumë qytete të vendit, po kryesisht në Vlorë, ku ndodheshin dhe zyrat qendrore të firmave piramidale më të mëdha.
Protestat çuan në një përplasje të madhe civile e në fund, Sali Berisha pranoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, me një qeveri që u quajt e “Shpëtimit Kombëtar”, por që në thelb ishte një qeveri e përbashkët e PS-së dhe PD-së.
PD kaloi në opozitë, dhe nisi refrenin e kërkesave për qeveri teknike në zgjedhjet që pasuan. Nuk pati qeveri teknike, megjithëse gjatë dy mandateve të PS-së pati 5 qeveri të ndryshme me 3 emra kryeministrash: Fatos Nanon, Pandeli Majkon, Ilir Metën.
Opozita në atë kohë nuk i kishte numrat në Kuvend për të provokuar ndryshime apo qeveri teeknike. Në vitin 2005, Partia Demokratike vjen në qeveri, falë një fryme për ndryshim, por në numra kishte deficencë në Parlament. E kështu bën aleancë me disa parti kundërshtare siç ishin agrarët e Lufter Xhuvelit, disa deputetë të partive aleate me PS-në, e më pas edhe me një parti e cika kontrollohej nga Tom Doshi.
Në vitin 2013, përkatësisht para zgjedhjeve parlamentare, të 23 qershorit, Partia Demokratike e Sali Berishës e humbi mazhorancën në Kuvend, si pasojë e largimit të LSI-së së Ilir Metës më 1 prill të 2013-s nga koalicioni me PD.
Opozita kërkoi një qeveri teknike, por mazhoranca nuk e pranoi, edhe pse nuk i kishte numrat në Kuvend. Si pasojë mori në mazhorancë Kastriot Islamin, Islam Dogjanin dhe Gjovalin Kadelin nga PS-ja.
Një manovër që e kishte kryer ede gjatë zgjedhjevee presidenciale të vitit 2007, kur sipas Kushtetutës vndi shkonte në zgjedhje nëse nuk zgjidheej presidenti me 84 vota.
Kufijtë e opozitës i ka çarë i pari mazhoranca e Berishës, kur është në qeveri, e kur është në opozitë kërkon qeveri teknike. Një refren politik që nuk ka asnjë logjikë argumentimi e as vizion, vetëm ik tit ë vij unë.
Po hiqjani mor flamurin nga dora këtij se e fëlliqi flamurin më të bukur në botë ky,ky është pa atdhe,pa flamur,pa don e pa iman bile nuk është as isan (njeri) . Ky flamurin e ka përdhosë qysh kur ka lerë e ka prek këtë tokë,hiqjani flamurin,ose zvëndësojani me Mul Kokën,vërini bishtin Mul Nokës ene le t'a tund ky i pa udhi ditë e natë
Përgjigju