Qindra besimtarë e nisin 2023 në Kishën e Laçit, luten për një vit të mbarë në familje e shoqëri (VIDEO)

3 Janar 2023, 12:52| Përditesimi: 3 Janar 2023, 13:40

  • Share

Me besimin në Zot, qindra besimtarë katolikë e kanë nisur Vitin e Ri duke vizituar kishën e Shna Ndoit në Laç.  Këto janë pamjet e kishës së Shna Ndout në Laç këtë 3 janar.

Vendi i shenjtë eshte populluar nga qindra besimtarë kalotikë. Të ardhur nga qytete të ndryshme te Shqipërisë, por edhe jashtë saj qytetarët luten për një vit të mbarë për familje e shoqëri.

“Qoftë një vit i mbarë për të gjithë Shqiptarët. Qoftë i bekuar shenjti Shën Ndou”, tha një qytetar.

“Uroj mirësi për të gjithë”, tha një tjetër.

“Lutem për shëndetin e fëmijve,për mbarësine e shtëpisë, për vitë të mbarë për gjithçka”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Në 2023 presim ndryshime më të  mëdha nga ai që kaloi”.

Kisha e Shna Ndout është një vend i shenjë që ndodhet mbi kodrën e qytetit të Laçit e që vizitohet çdo vit nga mijera besimtarë në çdo ditë të vitit. Ndërsa kulmi i pelegrinazhit është me 12 dhe 13 qershor, kur festohet Dita e Shna Ndoit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?