Qofte me pulë dhe salcë domate nga zonja Vjollca

10 Mars 2021, 12:21| Përditesimi: 10 Mars 2021, 12:22

  • Share

Qofte me pulë dhe salcë domate

Përbërësit:

400 gr fileto pule

 150 gr bukë të ftohtë

 1 filxhan çaji qumësht

 2 lugë gjelle majdanoz I grirë

 1 lugë gjelle kopër

1 vezë kripë dhe piper të zi

 2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

 vaj për skuqje dhe miell për pudrosjen e qofteve

Salca

 3 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 qepë

 600 gr pure domate

 borzilok kripë dhe piper

Përgatitja:

 Fillimisht presim në kubikë të vegjël fileton e pulës dhe e vendosim atë në një grirëse qepe dhe e kthejmë në mish të grirë. Vendosim bukën në kubikë dhe e zbutim me qumësht. Presim imët majdanozin ( 2 lugë gjelle ( dhe 1 lugë gjelle kopër të grrië dhe vazhdojmë prejren imët duke I përzjerë të dyja, Vendosim mishin e pulës të grirë në një tas shtojmë bukën e zbutur më qumësht dhe kulluar nga qumështi, majdanozën me koperin e grirë dhe 1 vezë kripë, piper të zi dhe 2 lugë gjelle parmixhano dhe punojmë burmin me dur. Formojmë qofte se një arrë e madhe. Në një tigan të thellë e ngrohim 4 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë në të 1/2 qepë të grirë hollë kaurdisim qepën sat ë zverdhet dhe shtojmë në të purenë e domatës. Shtojmë 203 gjethe borzilok të copëtuar dhe ë lëmë të ziejë ndërkohë në një tigan me vaj për skuqje, skuqim qoftet lehtë sat ë zverdhen pak. I largojmë nga tigani I skuqjes dhe I shtojmë menjëherë në tiganin me salcë I lëmë të marrim pak valë për 5minuta dhe janë gati për servirjen.

 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?