Qofte në salcë të kuqe me speca nga zonja Albana

12 Shtator, 12:37| Përditesimi: 12 Shtator, 12:45

  • Share

Qofte me mish në salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 1 kg mish i grirë
  • 1 qepë
  • 2 vezë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 fl vaj ulliri
  • 1 fl kafe qumësht
  • 5 ls miell misri i hollë
  • 2 ls uthull
  • Kripë, piper

Për salcën:

  • 2 domate
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 qepë
  • 1 spec të kuq
  • 3 speca
  • 2 lgj vaj
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Mishin e grirë e kalojmë në makinën grirëse dy herë, i shtojmë qepën e grirë, hudhrat, vezët dhe të gjitha produktet me rradhë. U japim formë dhe në mes i mbushim me djathë. Sipas dëshirës qoftet mund t'i skuqim ose i vendosim me salcën e ndërtuar në furrë. Skuqim specat në një tigan. Ndërkohë përgatisim dhe salcën duke kaurdisur fillimisht qepën me pak vaj dhe ujë. Shtojmë salcën dhe purenë e domates bashkë me specin e kuq të grirë. Në fund rregullojmë shijen me erëza. Qoftet edhe specat i kalojmë në furrë për pak minuta në salcë ose e përfundojmë gatimin në tigan.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?