Qull misri me sallam pikant në furrë nga zonja Albana

13 Shtator, 11:29| Përditesimi: 13 Shtator, 11:31

  • Share

Qull me sallam pikant në furrë

Përbërësit:

  • 300 gr sallam pikant
  • 10 gr gjalpë
  • 500 ml qumësht
  • 200 gr miell misri
  • 1/2 qepë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht nxehim furrën në 200 °C dhe lyejmë me gjalpë një tavë xhami ose balte. Në një tigan në zjarr të ngadaltë, ziejmë qumështin dhe hedhim ngadalë miellin e misrit, e rrahim mirë me tel vezësh që të mos formohen kokrriza. Shtojmë qepën, kripën dhe piperin. Masën e përgatitur e hedhim në tavë dhe shtojmë sallamin pikant të prerë në feta ose kubikë mesatare. E vendosim tavën të piqet në furrë për 15 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?