"Beso" me Dr. Florin! Rikthehet
West Side Family/VIDEO
 

30 Dhjetor 2017, 08:40| Përditesimi:

  • Share
Të njohur si një ndër grupet që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës moderne shqiptare, West Side Family vjen me një këngë të re dedikuar Dr. Florit. Kjo këngë me një mesazh të fuqishëm ishte nisur nga vetë Dr. Flori dhe është përfunduar dje nga shokët e tij, 2 anëtarët e tjerë të grupit , Landi dhe Armiri. 
West Side Family na rikthejnë edhe një herë në vitet kur ata u bënë frymëzim për shumë të rinj e të reja shqiptare. Kjo këngë e lajmëruar më parë për ardhjen e saj nëpërmjet rrjeteve sociale na rikthen edhe një herë zërin dhe vargjet e Dr.Florit, i cili humbi jetën në një moshë tepër të re si pasojë e mbidozës.
Klipi tepër origjinal të jep idenë e një filmi mje metrazh të shkurtër. Djemtë me anë të produksionit të tyre ashtu si edhe këngët e tyre të mëparshme përcjellin mesazhe për të cilat publiku ka nevojë. "Kur bota të vijë përballë, ti lutu dhe beso" është vargu goditës që djemtë duan të dëgjohet nga të gjithë fansat e tyre. 
Lajmi për publikimin e kësaj kënge është mbështetur edhe nga të tjerë artistë, miq të vjetër të grupit. Aurela Gaçe është një prej tyre , e cila ka patur edhe bashkëpunime me West Side Family e Dr. Florin i cili po të ishte mes nesh do të ishte krenar për punën e miqve të tij më të mirë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?