Grumbullimet për vaksinim në Kosovë

Kosova & Rajoni

Qytetarët dynden për vaksinim! Baze ironizon Kurtin: Rëndësi ka të mos pranojë ndihmën e Shqipërisë! Shahini: Kur bënte opozitën në Tiranë, të mësonte si menaxhohet procesi

14 Maj 2021, 11:25| Përditesimi: 14 Maj 2021, 15:55

  • Share

Për shkak të festës së Fitër Bajramit të enjten është ndërprerë procesi i vaksinimit anti-COVID për grupmoshën mbi 65-vjeç, duke bërë që ditën e sotme të shkaktohen grumbullime të mëdha njerëzish që kërkojnë të vaksinohen.

Një ndër qendrat më problematike ka qenë ajo në sallën 1 Tetori”, në Prishtinë.  Pamjet e qytetarëve të cilët kërkojnë të mbrohen nga virusi duke pritur të vaksinohen, teksa thyejnë çdo masë anti-COVID janë paradoksale. Situata është vënë nën kontroll, vetëm pasi policia kosovare ka mbërritur në qendrën e vaksimit. Policisë së Kosovës të jenë prezent për të mbajt rendin.

Pas publikimit të kaos së krijuar nëpër qendrat e vaksinimit në Kosovë, shumë personazhe politike dhe jo politike kanë reaguar ashpër ndaj kryeministrit Kurti, duke e konsideruar fajtor për situatën.

Ndër të parët të cilët reaguan lidhur me pamjet e publikuar ishte gazetari Mero Baze, i cili ka ironizuar Kurtin duke thënë se kjo është një mënyrë e mirë për të kursyer vaksina.

Edhe analisti kosovar Envel Robelli, ka reaguar me tone ironizuese nga Kurtit.

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një postimi në rrjetin e saj social shkruan se kur Kurti binte në Tiranë të bënte opozitën duhet të kishte marrë shembull nga Shqipëria për menaxhimin e procesit të vaksinimit.

Ora 15:02
Shahini ironizon Kurtin: Kur bënte opozitën në Tiranë, të ndalonte në një qendër vaksinimi të mësonte si menaxhohet procesi

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka ironizuar kryeministrin kosovar Albin Kurti për mënyrën e menaxhimit të fushatës së vaksinimit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Shahini me tone ironizuese shkruan se kur Kurti vinte në Tiranë për të bërë opozitën do të kishte bërë mirë nëse do të kishte ndaluar edhe në qendrat e vaksinimit për të mësuar nga menaxhimi i procesit.

“Do të kishin kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga trajtimi i padinjitetshëm dhe tmerrësisht i rrezikshëm për shëndetin e tyre, që pamë të mërkurën dhe sot te qendra e vaksinimit në Prishtinë.”, shkruan Shahini.

Besa postimin e saj e ka shoqëruar edhe me një foto në të cilën paraqitet një qendër vaksinimi në Durrës, duke shtuar se të gjitha qendrat e vaksinimit në Shqipëri duken kështu.

Besa përmes kësaj fotoje është sikur t’i ketë thënë Kurtit që të marri shembull nga Shqipëria, pasi pavarësisht fluksit, nuk ka dyndje.

Ora 12:05
Qytetarët dynden në qendra vaksinimi, Robelli ironizon Kurtin: Ditë e mirë me dalë qeveria me mbajt fjalime ‘patriotike’, pandemia menaxhohet vetvetiu

Analisti kosovar, Enver Robelli ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me strategjinë e tij të vaksinimit kundër COVID-19, pas publikimit të pamjeve nga qendra e vaksinimit “1 tetori” ku shfaqen dyndjet e njerëzve.

Përmes një postimi në rrjetin r tij social Facebook, Robelli ironizon duke shkruar se sot është një ditë e mirë që qeveria të dalë nëpër Kosovë të zbulojë buste dhe të majë fjalime “patriotike”.

“Pandemia menaxhohet vetvetiu. Siç po shihet para sallës "1 tetori"”, ironizon Robelli.

Ora 11:27
Qytetarët dynden në qendra vaksinimi, Baze ironizon Kurtin: Rëndësi ka të mos pranojë ndihmën e Shqipërisë

Analisti dhe gazetari Mero Baze ka ironizuar strategjinë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për vaksinimin e qytetarëve.

Teksa publikon një fotografi ku shfaqet një dyndje të moshuarish që synojnë të marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID, Baze shkruan me nota ironie se kjo është një zgjidhje për të kursyer vaksinat.

Baze nënvizon në postimin e tij se kjo është një zgjidhje orgjinale e Albin Kurtit si mund të kursej vaksinat dhe se me këtë dyndje të moshuarish pas pak ditësh mund të mos kene nevojë për vaksina se mund ti shfaros. 

"Rëndësi ka mos të pranojë ndihmën e Shqipërisë”, ironizon Baze.

Le të kujtojmë se kryeministri Albin Kurti rrefuzoi ndihmën e Shqipërisë për ofrimin e vaksinave duke e lënë Kosovën vendin e fundit në rajon sa i përket procesit të vaksinimit të popullatës

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?