Sociale

Qytetarët mblidhen para kryeministrisë, sërish protestë për rritjen e çmimeve: Nuk jemi të varfër, por të vjedhur! Mjaft me propagandë

18 Tetor 2021, 18:49| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 20:14

  • Share

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku po protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Kjo është protesta e tretë radhazi që mbahet për rritjen e çmimeve, një protestë paqësore me thirrje në drejtim të qeverisë, ku i kërkohet ulja e këtyre çmimeve.

Sipas protestuesve, shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur.

“Pyetja është përse jemi kaq të varfër dhe përse nuk përballojmë dot një rritje çmimesh?”, u shpreh një protestuese.

Një tjetër protestuese i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të zbresë në terren dhe të shohë varfërinë e qytetarëve.

“Që 1995 merrem me biznes, zoti Rama ti the se këtu te ne nuk ka varfëri. Unë të bëj thirrje hajde nga lagjja jonë që ka pensionistë që i tërheqin këmbët zvarrë. Kanë ikur gjithë të rinjtë dhe të rejat. Politika është leva më e shpejtë që sjell transformim, nëse nuk sjell ajo është propagandë. Braktiseni propagandën. Sot ju them se duhet të jeni pjesë aktive e politikës për të transformuar veten dhe kombin. Boll ikje nga ky vend,  boll ikje nga ky vend”, deklaroi një ajo.

Prej disa javësh, në vend ka një rritje të çmimit të bukës e produkteve të shportës. Po ashtu është shtrenjtuar edhe çmimi i karburanteve, ndërsa pavarësisht krizës energjetike, çmimi i energjisë vijon të mbetet i pandryshuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ermiri: 18/10/2021 23:43

    Keta qe jane mbledhur jane te gjithe dora e zeze e SALI NON GRATES.... Kriza po perfshn gjith boten ndersa keta jane ne krize nga NON GRATA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?