Qytetarët shmangin të nxehtin duke frekuentuar plazhin! Meteorologia: Të enjten stuhi me shi, ulen temperaturat

26 Korrik 2022, 16:00| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 16:13

  • Share

I nxehti që ka përfshirë vendin pritet të bjerë dhe gjatë së enjtes, meteorologët parashikojnë edhe reshje shiu. Por vala e te nxehtit do të vijojë, ndonëse jo me temperatura ekstreme. I nxehti afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh vendin tonë, është bërë i papërballueshëm nga qytetarët.  Për t’u freskuar sado pak, disa kanë zgjedhur që të shkojnë në plazh, e të tjerë duke shmangur lëvizjet e duke qëndruar në shtëpi.

“Si muaj korrik, vapë do bëje. Hap dyer e penxhere. Kam shtëpi të freskët”.

“Vapë, nuk ka ku të shkojë më keq. Dalim me kapele dhe në hije. Ku kam lekë për kondicioner. Nuk kam mundësi hiç. Hap dyer e penxhere. Mbajmë kartona tek shtëpia dhe bëjmë fresk me kartona. Ujë në djers”.

“Ikim në plazh. Në shtëpi asgjë. Rrimë në ballkon. Ku na del hesapi me freskuse”.

“Mos e pyt, shumë vapë. Me freskuese freskohemi.”

“Jemi nisur me plazh.”

“Gjithë ditën lahu shpërlahu në shatërvan. Kalojmë. Duhet të kishim një ambient afër, Kemi shumë vende që ka ujë.”

 Për Report Tv, meteorologjia Besa Sherollari thotë se të enjten temperaturat do të ulen dhe vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe rebeshet. Por nuk do të zgjasin pasi masat ajrore të ngrohta do rikthehen sërish.

“Këto vranësira do të pasohen me rreshje shiu nëq intensitet të ulët për sa përket ultësirës perendimore, por zonat malore do ti kenë rreshjet edhe në format e shtrëngatave dhe rrëbeshëve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Fundjava do të jetë përsëri në ndikim të masave ajërore të qëndrueshme, port ë nxehta”, tha meteorologia.

Temperaturat, pritet të pësojnë një rënie në rang vendi deri në 34 gradë celsius.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?