Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Aktualitet

Qytetarët s'respektojnë oraret dhe ankohen për dyndjet në pikën e vaksinimit në Fier! Mjekja: Vijnë të gjithë në mëngjes, jo në kohën që u është thënë (VIDEO)

11 Maj, 12:03| Përditesimi: 12 Maj, 08:32

Vaksinimi masiv po vijon në të gjithë vendin me ritme të larta. Edhe pse thuajse në të gjithë qendrat e vaksinimit në vendin ruhet distanca dhe respektohet fasha orare i vendosur për kategoritë e ndryshme, në qendrën e vaksinimit në Fier e vendosur në ambientet e ish shtëpisë së Pionerit, kjo gjë nuk ndodh nga qytetarët duke sjellë një fluks të lartë dhe grumbullim të tyre. Qytetarë të shumtë janë grumbulluar brenda ambienteve në pritje për të bërë vaksinën, ku në këtë qendër aplikohet doza e Pfizer për personat që kanë sëmundje të rënda kronike dhe ajo ruse Sputnik V për rastet më të lehta.

Vetë qytetarët shprehen të nervozuar se po presin prej orësh në radhë në pritje të vaksinës dhe për këtë ia vënë fajin keqmenaxhimit dhe organizimit jo të duhur nga personeli i vaksinimit.

 "Unë  jam me bypass në zemër dhe rri pres këtu me orë. Ky fluks ndodh se këta nuk dinë të organizojnë punën", tha s.

Ndërkohë që nga ana tjetër Drejtoresha e DSHP, Mirela Mitri në një prononcim për mediat u shpreh se radha krijohet gjatë orëve të mëngjesit pasi edhe pse ata kanë vendosur fasha orare për kategori të caktuar dhe kjo u është raportuar edhe nga mjeku i familjes, por qytetarët zgjedhin të shfaqen që në orët e para të mëngjesit edhe pse nuk kanë orarin e tyre. Mitri tha se kjo dyndje ndodh në orët e mëngjes dhe se më pas gjendja normalizohet.

"Dje në këtë qendër ka filluar realizimi i vaksinës me dozën e Sputnik, ndërsa sot po fillon me Pfizer. Ne i kemi dhënë me fasha orare, por mjekët e familjes i ka ndërguar pa menaxhuar orarin dhe vijnë të gjithë që në mëngjes. Ky fluks është në orët e para të mëngjesit, pasi gjendja normalizohet më pas. Vaksinimi vijon deri në orën 4 çdo ditë. Qytetarët vijnë që në mëngjes dhe ndodh kjo gjë. ne u kemi dhënë urdhër mjekëve të familjes duke përcaktuar fasha orare dhe mjekët sigurisht që ia kanë raportuar, por qytetarët nuk binden dhe vijnë kur duan", tha Drejtoresha e DSHP, Mirela Mitri.

I.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?