Foto nga Qerreti

Qytetarët 'thyejnë' karantinën, shijojnë perëndimin e diellit në bregdetin e Qerretit (FOTO)

26 Prill 2020, 18:19| Përditesimi: 26 Prill 2020, 18:24

  • Share

Në këto ditë izolimi për të gjithë vendin e sidomos gjatë fundjavës, personat me shtëpi private apo që janë afër bregdetit janë më fatlumët.

Moti i ngrohtë ka sjellë që qytetarë të Qerretit të thyejnë karantinën dhe të shijojnë perëndimin e diellit ditën e djeshme, aty ku puthitet qielli me detin.

Në disa foto dhjetëra qytetarë kanë dalë për të shijuar peisazhin e mrekullueshëm që të ofron perëndimi i diellit në bregdet.

Disa kanë përfituar për një shëtitje me të dashurin e tyre, disa të tjerë për të bërë vrap e disa të tjerë duke kapur momentin e 'dremitjes' së diellit në aparatin celular.

Qytetarët thyejnë karantinën, shijojnë perëndimin e diellit në bregdetin e Qerretit
14/17
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?