Qyteti i Vlorës i preferuar nga turistët në çdo stinë: Ushqimet, natyra, njerëzit dhe gjithçka është perfekte

15 Prill 2023, 17:35| Përditesimi: 15 Prill 2023, 17:43

  • Share

Edhe pse sezoni turistik ende nuk është çelur zyrtarisht, në Vlorë turistët duket se nuk mungojnë në asnjë stinë të vitit.

Mike se bashku me bashkshorten ka ardhur nga Gjermania duke udhètuar me kamper ndersa eshte hera e gjashte qe viziton Vlorën dhe Shqipërinë.

“Hera e pare që kam qenë këtu është mbase 12 vjet më parë. Në Vlorë na pëlqen muzeumi, qyteti është i mire, deti  dhe gjithçka tjetër është e mire. Kjo është arsyeja që vijmë sèrish në Shqipëri.”

Mes turisteve ka edhe të rinj që preferojnë të udhëtojnë me bicikletë në qytet. Ata e kanë viziten e tyre te pare dhe pranojnë se do te rikhehen sërish pasi kanë mbetur të surprizuar.

“Jam nga Gjermania. Është hera e pare në Shqipëri . Këtu është bukur . ne kemi qenë në Tiranë më pas kemi udhëtuar në Berat dhe tani jemi këtu. Njerëzit janë shumë të sjellshëm e natyra shumë e bukur. Ne do të qëndrojmë një javë në Shqipëri dhe tre ditë në Vlorë."

“Ne po udhëtojmë së bashku dhe është hera e pare në Shqipëri. Është e mrekullueshme. Ushqimet janë janë të shijshme dhe natyra është e bukur. Gjithçka perfekte”, thanë turistët.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?