1. Ura e Beshirit – Forschner
Në rrugën Tiranë - Ndroq, sapo kalon “Urën e Beshirit” mbi Erzen, në të dy anët e rrugës, djathtas deri në Erzen dhe majtas deri në majë të kodrave, ka pas qënë një Sektor i Kurorës së Tiranës, mbjellë me Pjeshkë, Fiq dhe Lajthi. Nuk kishte asnjë ndërtim veç magazinave të sektorit (aty janë edhe sot, kanë mdrruarë destinacion).
Në vitin 1992 fillojnë ndërtimet e para , kryesisht familje të ardhura nga fshati Celabërzes i Komunës Ndroq, të cilët kishin përfituarë, nga ligji i famshëm i tokës, truall për ndërtim dhe tokë bujqësore nga ajo e Sektorit të Kurorës së Tiranës. Në vitin 1996, në gjithë territorin për të cilën fola në fillim të shkrimit, ishin – s’ishin njëzetë shtëptë, të vendosura sejcila “në qef të vet”. Sot, tek Ura e Beshirit , “nuk ka ku të hedhësh kokrrën e mollës”. Janë bërë shumë ndërtime, deridiku edhe cilësore. Gjithçka falë iniciativës private.
Shteti, vetëm gjashtë kilometër larg kryqytetit, pothuajse, është joekzistent. Dikur, nga viti 2010, u duk sikur do të vihej dorë, por qe vetëm iluzion. U bë një depo uji (i pijshëm thuhet) por harruanë që, kur një familjeje i çon ujë për përdorim (lidh një kontratë) , duhet të tërheqësh edhe ujrat e përdorura, se ato në “depozita” nuk mbahen. Por jo, edhe sot e kësaj dite, ujrat e përdorura mbahen në gropa septike ose derdhen në Erzen. Për rrugë të asfaltuara, as nuk bëhet fjalë, vetëm disa makina me çakull për të mbushur, çdo dy vjetë (në kohë fushate zgjedhore) gropat, të cilat rikrijohen, që me shiun e parë, pas zgjedhjeve.
Megjithatë, jo çdo gjë është keq për banorët e këtij fshat – “qytet” (me termin fshat – “qytet” kam parasysh një zonë të banuarë, që është fshat për nga infrastruktura urbane dhe, ndërkohë, “është qytet” se nuk ka tokë bujqësore dhe blektori, siç ka në çdo fshat). Punësimi, deridiku, është zgjidhur (këtë , më mirë se unë duhet ta dinë ata të punësimit, por nuk kam dëgjurë që të ketë familje në ndihmë ekonomike). Eh, kjo është bërë e mundur falë një sipërmarrje private fare pranë Urës së Beshirit. Kjo sipërmarrje me kapital të huaj, Forschner, ka mbi 500 (pesëqind) punëtorë (kryesisht gra) dhe pothuajse të gjithë janë nga zonat pranë fabrikës, pra edhe nga fshati – “qytet” Ura e Beshirit.
E solla këtë shembull, Ura e Beshirit , që, gjithsesi, nuk është “ku thërret qameti” për ta krahasuarë me diçka tjetër, me një vend ku “qameti është ulur këmbëkryq”.
Mora si shembull Ura e Beshirit – Forschner , por mund të merrja edhe shembullin Labinot – “Gjergj Luca”, apo Gramsh – “Gjergj Luca” etj.
2. Poliçani – Kombinati Ushtarak
Të gjithë, me ndonjë përjashtim, kemi dëgjuarë për Poliçanin dhe Kombinatin (e famshëm) Ushtarak të tij. Poliçani, si qytet, filloi të ndërtohet (nga hiçi) dikur aty nga viti 1964-1965, së bashku me Kombinatin Ushtarak. Në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluarë, Poliçani numëronte rreth dhjetë – njëmbëdhjetë mijë banorë. Këta banorë ishin strehuarë, ashtu siç kuptohej strehimi në atë kohë, ngushtë e ngushtë por, gjithsesi, Poliëani kishte marrë pamjen e një qyteti. Mjafton të kujtoj që kishte katër Shkolla 8-vjeçare, një Shkollë të Mesme Industriale dhe një Shkollë të Mesme të Përgjithshëme (Gjimnaz) e të tjera institucione kulturore e shëndetësore.
Po sot! Poliçani ka ndryshurë, madje, shumë. Infrastruktura e viteve para vitit 1991, jo vetëm që nuk u shkatërrua, por është bërë moderrne, ta ka ënda të të rrish ca ditë (por, siç do tregoj më posht, jo të banosh) në Poliçan. Isha këto ditë në Poliçan dhe, gjatë shëtitjes në rrugën kryesore të qytetit, me disa ish kolegë mësues, kujtuamë xhirot e dikurshme (kur qyteti kishte mbi dhjetëmijë banorë) dhe e krahasuamë me xhiron që po bënim këto ditë. Atëhere, në të dy drejtimet e rrugës, lëviznin apo bënin xhiro masivisht njerëz, edhe pse rruga nuk ishte aq e bukur, sheshi mbushur plot, ndërsa këto ditë, edhe pse rruga dhe ambjentet krah sajë të kënaqin syrin, ajo ishte e “gjitha jona”, në shetitje ... as 20-30 vetë, sheshi ... bosh.
Paradoks! Tek Ura e Beshirit, pranë kryqyteti por jo qytet, infrastrukturë nuk ka fare, ka banorë pothuajse sa Poliçani, i cili, për nga infrastrukura, lë pas edhe pjesë të Tiranës së sotëme. Në Ura e Beshirit, fshat –“qytet” , zor se ka ndonjë të papunë apo familje me ndihmë ekonomike, në Poliçan, qendër bashkije, nuk ka vënde pune, numri i të punësuarëve vjen duke rënë, edhe nuri i atyre qe marrin pension të parakohshëm (për shkak të mbylljes së Kombinatit Ushtarak) po bije, ca për shkak të moshës e ca prej largimeve në qytete të tjera. Poliçani rrezikon të “mbyllet” siç u mbyll, edhe ai që e krijoi, Kombinati Ushtarak. Por, nëse Kombinati Ushtarak u mbyll, mbase nga që nuk duhej më armatim dhe municion, ndërtesat e shumta dhe gjigande, makineritë moderne, tunelet e pafundme aty janë. Përse, vallë nuk i krijohet mundësia një Forschner-i apo një “Gjergj Luca”, që të investojë në Poliçan. Dikush, edhe mund të thotë shprehjen standarte që përdoret rëndom, se nuk kanë interes privatët të investojnë aq larg qëndrave të mëdha. Qejfi mbase nuk ua do, por interesi ekonomik mund t’i nxisë të vinë edhe “deri aty në Poliçan” . Le t’u falen disa godina, disa makineri apo tunel, që “flenë gjumin e madh” në Kombinatin Ushtarak të Poliçanit, se “nuk bëhet qameti” , me qëllim që, vetë qyteti, të shpëtojë nga “qameti që është ulur këmbëkryq”. Mbase gaboj, por me treqind deri në katërqind vënde të reja pune “Poliçani vihet në lëvizje” dhe kështu nuk shkon dëm gjithë ajo pasuri private dhe publike që përbën infrastrukturën e këtij qytetit.
Veçse, kjo barrë nuk mund t’i lihet Pushtetit Vendor. Bashkia, nuk ka çfarë të bëjë, Kombinatin Ushtarak nuk e administron Ajo. Që të shpëtohet Poliçani duhet të “vërë dorën në zemër” Pushteti Qëndror dhe kjo duhet bërë sa më parë, “nesër” do të jetë von.
*Prof.Asoc.Dr.Hysen Binjaku, pedagog në pension, ish banor i Poliçanit