Kush nuk e ka kuptuar, nga sot Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë më asnjë pushtet. Ato janë dy parti si gjithë të tjerat, që pas një marrëveshje për t’i kthyer nga rruga në Kuvend, iu bë peshqesh Avokati i Popullit dhe kryetari i KQZ-së. Të vetmet përfaqësime në administratë që i kanë mbetur ish-opozitës.
Pas një përpjekje katër mujore për ta përmbysur Edi Ramën me bojkot, dhunë dhe diskreditim në mediat ndërkombëtare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i janë kthyer hesapeve të pjesëmarrjes në zgjedhje.
Gjithçka ishte e pritshme, sidomos kur nga hedhja e molotovëve prej shkurtit, retorika e javës së fundit u kthye te bojkoti. Ka një fitore të heshtur me shifrat që Partia Demokratike gjithsesi nuk ka dëshirë ta bëjë edhe pse është në favor të saj. Ajo e di shumë mirë që kurrë në Shqipëri nuk kanë votuar 100%, por pëlqen të thotë se 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën.
Ndërkohë që matematika e nxjerr më faqebardhë sesa shpifja ditën me diell dhe natën me yje. Kësisoj është më e ndershme të thuash se sot votuan 800 mijë zgjedhës më pak sesa në vitin 2015. Por ish-opozita ka zgjedhur rrugën e akuzave dhe jo të faktit. Kjo është më tronditësja dhe i rëndon të ardhmes së saj. Sepse e tashmja u pa!
I gjithë kampi opozitar sot ndodhet në rrugë pas një vendimi për t’i djegur mandatet. Ajo nuk përfaqësohet më as në nivel kryetar bashkish, e as me këshilltarë. I vetmi pushtet që i ka mbetur edhe për disa kohë është Presidenti.
Dhe Ilir Meta si i vetmi person që mund të përpiqej për t’i kthyer Bashën dhe shokët e tij në Kuvend, u bë simpatizant i djegies së mandateve dhe i bojkotit të zgjedhjeve.
Edi Rama duhet të ketë lindur me këmishë, të paktën për fatin e tij. Ndryshe nuk do t’i kishte kaq të thjeshta fitoret dhe qeverisjet.
PD, LSI dhe të gjitha partitë që përbëjnë të ashtuquajturën opozitë të bashkuar janë sot përgjegjëset kryesore të shkatërrimit të balancave.
Akuzojnë për kthim të diktaturës, ndërsa e braktisën vetë demokracinë. Të paktën dinë se ç’duan, pavarësisht se s’kanë se si!
Edi Rama ka lindur me kemishe dhe Luli eshte copa idiotit. Keto te dyja jane.
PërgjigjuEdi ka lind cullak ndaj e mbulon me gjethe fiku ate miku