Ilir Meta

Rada: President, fol për dhunën që paralajmërojnë Voltana, Miranda, Zefi, Xhelali…

5 Korrik 2019, 19:08| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 19:09

  • Share

Gjatë kësaj jave post-zgjedhore kanë ndodhur dy risi në Shqipëri. Së pari kryebashkiakët e bastioneve dhe jo vetëm, po kërkojnë t’u zgjatet mandati derisa Rama dhe Meta të bien në ujdi. Së dyti, ky i fundit ka marrë rolin e Tatjanës që i drejtohet Oneginit, për të mos e lënë vetëm ‘gruan e Bilalit’ në korrespondenca.

Të ndodhur në këtë situatë, kryeministri ka refuzuar të mbajë një qëndrim publik shpjegues për jetën politike pas 30 Qershorit, ndërsa presidenti ka nisur të shkruajë ‘de facto’ përgjigjet e Bashës ndaj letrave të Ramës.

Para 30 Qershorit të gjithë ishim të bindur se nuk do të kishte asnjë përplasje civile. Jo sepse nuk besonim te presidenti që kishte informacione të nëndheshme, por thjeshte sepse na dukej shumë idiot skenari që fqinji sulmon fqinjin për karriget e politikës. Megjithatë, presidenti e përdori zbythjen e opozitës nga si një fitore të tij të çdekretit të tij.

Ai ende pretendon se duke e shpallur 13 tetorin datë zgjedhjesh dhe duke anuluar 30 Qershorin, arriti t’i qetësojë ata që do rrihnin disa të tjerë. Apo këta të fundit që do merrnin hak pak orë më vonë… Dhe ky është aspekti i parë banal i kësaj që po kalojmë përditë dhe që po ngulitet përmes letrave të “Tatjanës”.

Së dyti, ka një rrezik real për përplasje, që kreu i shtetit nuk është prononcuar. Në fakt as qeveria nuk ka thënë ndonjë fjalë, por Presidenti e ka marrë flamurin e zjarrfikësit dhe i takon atij deri në fund ta qetësojë situatën sikurse di vetëm ai.

Miranda Rira e Përrenjasit ka rënë dakord me telepati me Voltana Ademin e Shkodrës që të mos e lirojnë zyrën. Domethënë, një pjesë e kryebashkiakëve të PD dhe LSI kanë dalë hapur kundër zgjedhjeve, duke kërcënuar se as si Zef Brozi dikur nga Gjykata e Kasacionit, nuk do te dalin nga zyrat. Pra as me polici!

Banaliteti i tretë ka të bëjë me deklaratat publike. Pas presionit të amerikanëve në zyrë që i bënë Lulzim Bashës për dhunën, na kanë dalë disa vullnetarë përtej partive. E turpshme nuk është rezistenca, por artikulimi që bëjnë.

Pra, Rira, Hila, Ademi dhe ai i Kukësit me Xhelalin shprehen se vendimet për ta mbajtur zyrën me çdo kusht janë individuale. Dhe prap ngrihet pyetja: Këta ose janë shokë e shoqe të ngushta, ose merren vesh me telepati. Sepse publikisht mohohet që vendimi të jetë marrë në mbledhje partie a koalicioni.

Për të pretenduar deri në fund një seriozitet nga Presidenti, ai duhet së pari t’u bëjë thirrje kryebashkiakëve PD-LSI që të parandalojnë nesër përplasjen me policinë nëpër godina.

T’u thotë atë që u tha socialistëve një javë më parë; se një datë e përveçme nuk përbën ndonjë problem për ligjshmërinë e proceseve. Pra, t’ua bëjë të ditur se 13 Tetori është thjeshtë një afat që i ka dhënë vetes për luftën ndaj “Oneginit” të letrave, dhe jo një kamerdare për kryebashkiakët e tij dhe të Bashës. Fol President!

Komento

Komente

  • Drejtësia po vjen: 05/07/2019 19:20

    Zef Brozi PRESIDENT I ARDHSHËM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?