Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në këtë pikë hyrjeje ka pësuar ngarkesa të ndjeshme, duke sjellë radhë të gjata automjetesh çdo ditë.
Udhëtarët po presin deri në 3 orë për të kaluar doganën, ndërsa radhët shkojnë deri në 400 metër. Shkak për radhët janë bërë mungesa e personelit të mjaftueshëm, por edhe një kontroll i imtësisshëm që iu nënshtrohen mjetet që kalojnë kufirin. Sipas deputetit të zgjedhur Vasil Llajo: “Të hënën pritet të kalohen në një regjim të ri, ku hyrja dhe dalja do të ndahen në kahe të ndryshme, çka pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen”.
Ministria Greke e Ekonomisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të Greqisë, ka shpallur 10 vende të lira pune për doganën e Mavromatit, të cilat pritet të plotësohen me një procedurë të përshpejtuar.
Zyrtarët e arrestuar, të cilët ishin pjesë e strukturës doganore greke në Mavromati, dyshohet se janë përfshirë në skema të korrupsionit dhe kontrabandës.
Kujtojmë që Llajo ka kërkuar më herët që dogana Dogana e Qafë Botës – Mavromati të jetë e hapur 24 orë.
Komente

Turqit shqipfoles nuk kan perse bej derr derr derr. Po nuk i pelqeu greqia, e sistemi, e vonesat te rrij tek turqit e tij te hsj qofte te qelbura turke. Vetem kjo rrac turko arabe degjohet kudo.derr derr derr. Ketyre duhet ber ndalimi per te hyr ne europ. Se greket i shajn,por ne greqi ikin i lepijn bythen grekut gjith diten.
PërgjigjuDje kalova ne Qafe bote dhe u ktheva brenda dites… doganiert dhe policet greke shume korrekte me ritmin e punes… problemi eshte orari i punes 07-21.. ky sjell mbingatkesat, plus qe punohet vetem me nje sportel..
Përgjigju