Kronikë

Radhë të gjata automjetesh, shqiptarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë për fundjavë, i 'shpëtojnë' edhe masave të Qeverisë 'Kurti'

9 Prill 2021, 10:24| Përditesimi: 9 Prill 2021, 10:40

  • Share

Masat e vëna nga qeveria Kurti kanë bërë që shqiptarët e Kosovës sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë. Nga pika kufitare e Morinës janë krijuat kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.

Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me 'Take Away' si dhe orën policore

.Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?