Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri

26 Shtator, 17:34| Përditesimi: 26 Shtator, 17:38

  • Share

Raiffeisen Bank, një nga institucionet financiare kryesore në Shqipëri, festoi 20-vjetorin e saj ne një mbrëmje Gala me 25 shtator me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë, duke shënuar dy dekada shërbimi të përkushtuar, inovacioni dhe mbështetje për rritjen financiare të vendit.

Në këtë mbrëmje  gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Marie-Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri;  z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Gent Sejko, Guvernator i Bankes se Shqipërisë, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, përfaqësues të mediave, etj.

Që nga themelimi i saj në vitin 2004, Raiffeisen Bank ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e peizazhit bankar në Shqipëri, duke u shërbyer individëve, bizneseve dhe komunitetit në të gjithë vendin.

Kryetarja e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri, znj. Brunner, në fjalën e saj përshëndetëse vlerësoi 20 vitet e suksesshme të Raiffeisen Bank në Shqipëri. “Jam shumë krenare që jam pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë, një vend që rriti me sukses PBB-në dhe turizmin e tij gjatë pandemisë dhe mbajti një sistem shëndetësor të denjë.

Raiffeisen Bank Shqipëri ka arritur një pjesë të konsiderueshme të tregut prej 16%, dhe është një nga shtytësit e inovacionit digjital dhe ne në RBI e vlerësojmë këtë frymë novatore që po shfaq vendi.

Raiffeisen Bank ka prezantuar standarde të larta evropiane në Shqipëri duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.”, theksoi znj.Brunner.

Ndërsa sektori bankar ka evoluar, Raiffeisen Bank ka qendruar në pararojë, duke prezantuar shërbime të reja dhe platforma digjitale që ofrojnë më shumë komoditet me disa aplikacione dhe shërbime në hapin e kohës si Raiffeisen On, RaiPay, RaiPos, Kuik, Scan & go etj

Banka vazhdimisht është angazhuar të përmirësojë përvojën e klientëve, të forcojë përfshirjen financiare dhe të mbështesë ekonominë më gjerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri z. Christian Canacaris shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë klientët dhe partneret e biznesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe siguroi edhe një herë që Raiffeisen Bank do të vazhdojë të japë kontributin e saj në zhvillimin e mëtejshëm të tregut bankar shqiptar nëpërmjet investimit të vazhdueshëm në risitë më të fundit teknologjike, duke e lehtësuar kështu përvojën bankare të të gjithë klientëve të saj. Gjithashtu z. Canacaris shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë stafin e Raiffeisen Bank për përkushtimin dhe kontributin e tyre, si çelësi i suksesit të Bankës në këto 20 vite.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në fjalën e tij theksoi: “20 vite për grupin Raiffeisen mund të përfaqësojnë vetëm një fraksion të historisë së tij mbi 130-vjeçare, por në vendin tonë, këto 20 vite kanë njohur një dinamikë jo të lehtë ndryshimesh dhe transformimesh dhe janë vite të rëndësishme të formësimit të tregut financiar në vend."

Një tjetër veçanti e mbrëmjes ishte edhe angazhimi i bankës ne bashkëpunim me Mastercard, për mbështetjen e tre kauzave sociale, për fëmijët ne nevojë, mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e artit, përmes mbledhjes së donacioneve gjatë mbrëmjes nga banka dhe të ftuarit.

Përtej këtyre dy dekadave, Raiffeisen Bank është e përkushtuar të ndërmarrë një seri iniciativash të ardhshme që sjellin vlerë për klientët.  Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në përvojë superiore të klientit duke punuar drejt vizionit tonë për të qenë grupi më i rekomanduar bankar.

---
Raiffesien Bank Shqipëri është pjese e grupit Raiffeisen Bank International me seli në Vienë, Austri. Raiffeisen Bank operon në tregun shqiptar prej vitit 2004 dhe është një nga bankat lider në industrinë bankare. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh komerciale në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, bizneset Mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 480,000 klientëve.  Raiffeisen On, kanali digjital është platforma më inovative bankare në treg si edhe më e përdorura. Misioni ynë është  të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare. 

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?