Kronikë

Raiffeisen Leasing 15 vite në tregun shqiptar

29 Qershor 2021, 17:01| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 17:05

  • Share

Raiffeisen Leasing sh.a kompania numër një në tregun e qiradhënies në Shqipëri feston 15 vite suksesi në tregun shqiptar. Në këtë rrugëtim të veprimtarisë së saj, Raiffeisen Leasing evoluoi së bashku me tregun e qiradhënies, duke iu përgjigjur nevojave të zhvillimit të ekonomisë shqiptare me anë të zgjidhjeve më të mira të financimit. Sot numërohen rreth 3,000 klientë që kanë përfituar nga shërbimet e Raiffeisen Leasing.

Gjatë kësaj periudhe Raiffeisen Leasing ka nënshkruar një numër të përafërt prej 5,200 kontratash me kompani të mëdha, ndërmarrje të vogla ose të mesme, persona fizikë dhe individë, të cilëve ju ka mundësuar financim prej rreth 7,500 mjete. Nga totali i mjeteve të financuar gjatë këtyre 15 viteve, 65% ishin për automjete, 18% për automjete të rënda komerciale, 12% ishin për pajisje dhe 5% për makineri ndërtimi. Është e rëndësishme të theksojmë se kompania financoi rreth 5,000 vetura gjatë kësaj periudhe.

“Strategjia e biznesit të kompanisë sonë gjatë këtyre viteve ka qenë të rritet në mënyrë të qëndrueshme duke ofruar zgjidhje specifike financiare për të mbështetur klientët tanë dhe për t’i ndihmuar ata të bëjnë ëndrrat e tyre realitet. Gjatë këtyre 15 viteve, suksesi i Raiffeisen Leasing i dedikohet klientëve të saj, të cilët kanë udhëtuar në këtë rrugë së bashku me ne.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë klientët tanë për besimin që na kanë dhënë gjatë këtyre viteve duke na pranuar si partnerë të tyre.” deklaroi Znj. Ankleida Shehu, Drejtore Ekzekutive e Raiffeisen Leasing.

“Ne do të jemi tërësisht të përkushtuar në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit afatgjatë me klientët dhe koncesionarët tanë̈ dhe do të vazhdojmë̈ në mënyrë aktive t’ju përgjigjemi nevojave të tyre me gamën e produkteve dhe shërbimeve tona. Objektivat tona kryesore do të jenë rritja e biznesit, përmirësimi i shitjeve të kryqëzuara me të gjithë̈ segmentet e bankës, përmirësimi i vazhdueshëm i produkteve ekzistuese dhe zhvillimi i produkteve të reja, menaxhimi i përshtatshëm i riskut, reduktimi i kostove dhe përmirësimi i eficencës. Ne jemi tërësisht të dedikuar për të mbajtur qëndrueshmërinë̈ e portofolit aktual duke aplikuar principin e cilësisë, në vend të madhësisë dhe politikë të fortë risku.” shtoi Znj.Shehu.

Rreth Raiffeisen Leasing

Raiffeisen Leasing SH.A, është themeluar në Maj 2006 sipas vendimit të Gjykates së Rrethit Tiranë Nr. 35733 datë 15.05.2006. Aksionet e kompanisë zotërohen 100% nga Raiffeisen Bank Shqipëri, e cila është një nga bankat më te medha në vend.

Raiffeisen Leasing Sh.a është aktualisht kompania lider në tregun e qirasë financiare, duke ofruar shërbim cilësor, fleksibël, dhe me kushte sipas nevojave të klienteve në dhënien me Qira Finaciare të:

  • Makinave për Inidividë
  • Mjeteve të transportit tregtar
  • Pajisje mjekësore
  • Pajisje për industrinë nxjerrëse dhe përpunuese
  • Linja prodhimi, etj

Për vite RLAL ka ndërtuar marrëdhënie te qëndrueshme të bazuar në besimin e ndërsjelltë me klientet e saj, përqëndruar kryesisht në segmentin e korporatave, sektorit të kompanive të vogla dhe të mesme dhe individëve privatë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?