Foto ilustruese

Rajoni Ballkanit ka nevojë për paqe e për këtë duhet të fillojë nga Serbia

1 Tetor 2023, 18:39| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 18:40

  • Share

Ballkani ka parë boll luftëra, pergjakje në shekullin e kaluar. Të gjitha këto janë shkaktuar kryesisht nga Serbia e cila vazhdon të jetojë me hijet e të kaluarës të kufijve e të tjetërsimeve edhe me luftë të kufijve ose të tentativave për të nënshtruar me luftë popujt e tjerë

Viktimave të politikave shoviniste të Serbisë kanë qenë sllovenët, kroatët, boshnjakët e shqiptarët. Të gjithë këto popuj u penguan në të drejtën e tyre për të jetuar sovran e të lirë në tokën e tyre. Sigurisht ma të deskriminuarit ka qenë shqiptarët në të gjithë zonat e ish Jugosllavisë, por rasti më i rëndë është padyshim ai i Kosovës që ishin të parët që donin të shkëputeshin nga Jugosllavia dhe ishin të fundit që me luftën e vitit 98-99 e fituan më në fund lirinë e tyre të mohuar prej shekujsh.

Serbia pranojë pavarësinë e Kroatëve, Sllovenëve, Boshnjakëve, Malazezëve, Maqedonasve dhe vazhdon në mënyrë absurde të mos njoh e të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nëse me popujt e tjerë kishte të përbashkët deri diku identitetit sllavë me shqiptarët e Kosovës nuk kishte asnjë far lidhje gjuhësore dhe kombëtare.

Të tjerët Serbia i njohu dhe i pranojë si të pavarur e ndërsa Kosovën vazhdon të mos e njoh e ta pranojë si të Pavarur edhe pse territori dhe historia në fakt nuk ka asnjë lidhje identiteti. Çdo identitet i shtirur është bërë me mbivendosje, me politika kolonizuese dhe imponime duke shtypur shqiptarët e duke ju mohur atyre të drejtën për vetëvendosje.

Shqiptarët e fituan pavarësinë me tytën e pushkës, me epopenë e jasharjve dhe të UÇK e të qindra shqiptarëve që ranë heroisht për lirinë. Edhe pse Pavarësia e Kosovës është njohur nga vendet më të rëndësishme të Botës dhe është pranuar si akt i ligjshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Serbia vazhdon me politikat e saj, jo vetëm të mos e njoh Kosovën, por nuk heq dorë as nga aktet e dhunës dhe të luftës për ta cenuar sovranitetin e saj. Rasti i fundit i vrasjes së policit dhe përplasja e Policisë së Kosovës me terroristët në Manastir dëshmon qartë se problemi mbetet Serbia dhe mendësia e saj primitive që në mendje ka vetëm luftën.

Sigurisht epopeja e Prekazit me jasharët mbetet simbolika më e madhe e popullit shqiptar për liri. Në rrethimin e jasharajve, thuhet se morën pjesë më shumë se 5 mijë forca serbe me armatimin e tyre më të rëndë. Aty luftuan burra e gra deri në fishekun e fundt për të mbrojtur flamurin, tokën dhe identitetin shqiptar.  Thuhet se në çdo kohë një kombi që është në të drejtën e tij i dërgohet një shpëtimtar dhe ashtu siç ka pasur raste të tilla e emra të mëdhenj historia kombëtare e Shqipërisë, i fundit mes këtyre të mëdhenjve do të ishte Adem Jashari.

Shqipëria do të ketë në çdo moment në nevoja do i thërras heronjtë e saj që do të qëndrojnë heroikisht, por gjërat duhet të ndryshojnë, Serbia duhet të kuptojë se me luftë nuk zgjidhë asgjë dhe nuk mund të nën shtrojë asnjë popull të lirë. Ballkani dhe Serbia duhet të nxjerrin mësime se lufta nuk është zgjidhje dhe rruga më e mirë është që Ballkani të jetojë në paqe mes popujve të saj. Në vend të Luftës duhet të jetë paqja, në vend të nënshtrimit duhet të jetë bashkëpunimi.

Ka vetëm një mënyrë për të pasur paqe afatgjatë në Ballkan e kjo është rotacioni politik në Beograd duke larguar klasën aktuale politike që është trashëgimtare e linjës politike të Millshevicit duke shpresuar në një gjeneratë të re që pranon ekzistencën e popujve të tjerë dhe të drejtën e tyre legjitime për vetëvendosje. SHBA, BE dhe Nato, nëse duan paqe afatgjatë në Ballkan duhet të merren ekskluzivisht me Serbinë për ta detyruar këtë të fundit që të shërohet nga hijet e të kaluarës e të jetojë në paqe me fqinjët! Serbia nuk mund të tolerohet me politikat e saj shoviniste dhe luftënxitëse në zemër të Europës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?