Ramush Haradinaj

Raketat kundërtanke/ Haradinaj: E vonuar kërkesa ndaj SHBA-së, Kurti duhet të japë llogari

12 Janar, 13:51| Përditesimi: 12 Janar, 13:52

  • Share

Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron të vonuar kërkesën e Kosovës ndaj SHBA-së për blerjen e raketave anti-tank Javelin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj u shpreh se qeveria e kryeministrit Albin Kurti duhet të japë llogari pse është vonuar në kërkesën e saj.

“Po lexoj se si Kosova paska bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa anti-tank Javelin. Lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite! Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm! Kjo qeveri, sot nuk mund të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi anti-tank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë! Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?