Politologu Ermal Hasimja duke folur për Report Tv

Politikë

‘Rama 4’ është qeveri politike, Ermal Hasimja kritika opozitës: Nuk po bën asgjë!

17 Shtator, 14:47| Përditesimi: 17 Shtator, 14:49

  • Share

Qeveria ‘Rama 4’ është tërësisht politike, për politologun Ermal Hasimja, pavarësisht disa emrave të rinj.

I ftuar në Report Tv, në studion e ‘Sot Live në Shqipëri’, Hasimja u shpreh se në fakt është normale që qeveria të jetë politike dhe jo teknike.

“Në të gjitha kuptimet kjo është qeveri politike, sepse në radhë të parë ka besnikët e Edi Ramës brenda në poste kyçe. Dhe është prapë politike por politike në kuptimin e marketingut politik me emra të rinj, të cilët janë aty për të përmirësuar pak, zbukuruar, ëmbëlsuar imazhin e qeverisë, duke pasur parasysh gjithë këto skandalet e viteve të fundit. Por është lehtësisht e parashikueshme që këta emri të rinj të vendosin autoritetetin e tyre në një situatë ku vendimet merren nga lart dhe shpesh vendimet lidhen me segmente komplet ilegale në shoqërinë shqiptare por edhe skenën publike, ose në ekonomi. Në fakt është normale që të jetë qeveri politike”.

Sa i përket opozitës, Hasimja u shpreh se duhet të bëjë një punë të jashtëzakonshme, dhe bëri kritika në këtë drejtim.

Sipas tij, puna e Partisë Demokratike duhet të jetë kolosale, por në fakt nuk po bën asgjë.

Hasimja e sheh shpresën tek partitë e vogla.

“Opozita ka problemet e veta. Problemi kryesor i opozitës ose sfida më e madhe është mungesa e besueshmërisë. Sfida kryesore e opozitës, dhe detyra njëkohësisht, nuk është që të bindë shqiptarët që qeverisja aktuale është e korruptuar, çështja është çfarë mund të bësh si opozitë, çfarë besueshmëri mund të krijosh ti që ta ndryshosh gjendjen dhe nuk është e lehtë ta bësh këtë gjë. Opozitës i duhet që të bëjë një punë gjigande në një vend i cili për nga tradita është i majtë. Në kushtet ku jemi opozita nuk është duke bërë as punën normale, jo më atë të jashtëzakonshme që të frymëzojë njerëzit. Tani që ne flasim e vetmja shpresë vjen nga partitë e vogla që mund të bëjnë diçka, në radhë të parë për të krijuar një pol të ri serioz opozitar, dhe në radhë të dytë të ushtrojnë edhe presion përmes presionit të gërryerjes së votave të PD, të ushtrojnë presion dhe te vetë PD-ja që dhe ajo vetë të transformohet ose pastaj të zhduket nga gërryerja e partive të reja që dalin. PD-ja ka vendosur që të mos bëjë asgjë praktikisht”.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 17/09/2025 16:37

    Respekte Ermal por me të vërtetë beson se kjo opozitë me në krye një NON GRATA mund të bëj ndryshimi..!!!!????? Me të vërtetë që ke qenë pak kohë drejtor informacioni te Saliu dhe u largove vetë por e keqja e kësaj opozite është Sali non grata dhe këtë gjë ti e di mirë prandaj më troç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?