Drejtoria e Tatimeve

Rama afat deri në 20 janar, 'Tatimet' letra 10 mijë bizneseve: Deklaroni pagat reale

6 Janar 2022, 17:04| Përditesimi: 6 Janar 2022, 22:04

  • Share

TIRANË- Administrata tatimore do të dërgoj rreth 10 mijë letra tek bizneset që kanë nëndeklaruar pagat të punonjësve duke ju kërkuar që të bëjnë deklarojnë pagat reale të tyre deri në 20 janar të këtij viti. Burime për Report TV nga tatimet thonë se letra këshilluese do i dërgohet të gjitha bizneseve ku vërehet fenomeni i mos deklarimit pa përjashtim.

Sipas informacioneve të gjitha pagat janë vlerësuar në varësi të rrogës mesatare që ka një profesion, dhe tek bizneset që ka mos-përputhje do të dërgohet letra që të korrigjojnë deklarimet e pagave të punonjësve. Nën deklarimi i pagave duke i shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit e kryesisht skemës së pensioneve, doli në pah nga publikimi i databazave të pagave të punonjësve shqiptar. 

Shumë profesione të mirë-paguara në vend për të shmangur tatimet, deklaronin paga minimale, pavarësisht se merrnin shumë herë më shumë se 30 mijë lekë. Një fenomen i tillë shikohej me pagat e pedagogëve të Universiteteve Private deklaroheshin me pagë minimale, dhe pse paga e dytë nuk është realisht 30 mijë lekë. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë që do të merren masa të ashpra ndëshkuese për bizneset që nuk reagojnë dhe nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda 20 janarit. 

Ndërkohë bazuar në ligjin për “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar”, të gjitha bizneset që bëjnë evazion në pagesën e kontributeve gjobiten sa diferenca e shmangur. (Pra nëse detyrimet janë 40 mijë lekë, por biznesi paguan 20 mijë lekë për shkak të nën deklarimit të pagës, gjoba do jetë 20 mijë lekë).

“Evazioni për pagesën e kontributeve, deklarimi i kontributeve më të ulëta dhe vërtetimi i rremë, kur nuk përbëjnë vepër penale, dënohen me gjobë të barabartë me 100 për qind të diferencës së shumës së përllogaritur nga ajo që duhet të ishte në fakt”, thuhet në ligj.

Ndërsa kur evazioni përbën vepër penale, ndëshkimi arrin deri me burg.
 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?