Rama: Berati i një mbi një dritareve dhe mijëra turistëve çdo ditë e më shumë

8 Korrik, 11:23| Përditesimi: 8 Korrik, 11:44

  • Share

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, po mirëpret një numër gjithnjë e më të lartë turistësh, në të gjitha stinët e vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të turistëve që vizitojnë pikat më atraktive të qytetit.

“Berati i një mbi një dritareve dhe mijëra turistëve çdo ditë e më shumë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Berati, tashmë qytet i UNESCO-s, të ofron ndër të tjera plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?