Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda 2 ose 3 muajsh do të hapet kantieri për ndërtimin e Portit të ri të Vlorës.
‘Tek triporti do të jenë të dy edhe porti i mallrave dhe i trageteve. Besoj ju uroj, thjesht ti lë vetes pak tolerencë në afate se mund të ndodhi diçka e papritur dhe vlonjatët të hidhen në fyt. Besoj për tre muaj do të hapet kantieri. Porti ekzistues është një shaka e hidhur. Siç është një shaka e hidhur edhe Porti i Durrësit, operacioni i Durrësit do të zgjasë pak më shumë për të hyrë në proces, kurse në Vlorë, 2-3 muaj. Normalisht brenda dy muajve do të jetë kantier.’- tha Rama.
Rama më herët tha se: Projekti për kalimin e portit ekzistues në port turistik është gati. Në të njëjtën kohë të vazhdojë ndërtimi i portit të mallrave. Projekti do të zbatohet, është çështje muajsh. Aty do kemi një port peshkimi. Një situatë tjetër me restorante peshku. Do vijnë njerëzit aty siç i ka gjithë bota. Ajo është sikur shkon në një panair. Jo sikur shkon në një pellg në mesjetë. Në Vlorë më vjen mirë që të kemi mundësinë ta themi që projektet janë tani në fazën finale dhe kalojnë në kantiere. Nuk janë vetëm një letër.
Lajmi kryesor:
Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës: Meta nuk është president, e përdor institucionin për partinë e të shoqes! Leskua pi raki e del e flet përçart
M.Q.//ReportTv.al