Sektori i peshkimit falë reformave të ndërmarra nga qeveria ka ardhur duke u rimëkëmbur, tha kryeministri Edi Rama nga Durrësi, gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022 për këtë industri, teksa solli një në rikujtesë sesi ishte para disa vitesh. Rama tha para peshkatarëve se eksportet në peshkim janë rritur me 239%, dhe se vendi ynë nga dy vende që kishte si destinacion për të shpërndarë prodhimet tashmë ka me dhjetëra.
Financim të drejtpërdrejtë tha Rama do të kenë peshkatarët për riparimin e anijeve, ndërkohë që shtoi se fondi i garancisë sovrane që ka vënë qeveria për bujqësinë dhe peshkimin duhet të vihet në lëvizje për kreditë në banka dhe të garantohet nga shteti. Dhe për t’u angazhuar për fondin e garancisë sovrane, Rama ngarkoi publikisht zv.Ministrin e Bujqësisë Roland Kristo, ku i kërkoi më shumë angazhim për sektorin e peshkimit. Ai tha se brenda vitit duhet të fillojë ndërtimi i markatës së peshkut në Durrës.
Rama tha se paga më e ulët në peshkim është 800 mijë lekë, ndërkohë që punëtorët vijnë nga Turqia e Egjipti, ndërsa disa me diploma kristali që pretendojnë se janë juristë kërkojnë punë. Kryeministri Rama tha se janë 41 mln euro në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE-së. Po ashtu kreu i qeverisë u ndal edhe në hapjen e një shkolle profesionale peshkimi, e cila do t’i vijë në shërbim kësaj industrie dhe do të lidhet drejtpërdrejt me praktikën.
Kryeministri Edi Rama, tha se në Vlorë do të ndërtohet një port i ri peshkimi. Kreu i qeverisë, duke ju drejtuar peshkatarëve në Durrës, tha se të zgjerojnë flotën e tyre që të çojnë edhe në Vlorë. Rama tha po ashtu se janë 41 mln euro që janë në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE-së.
‘Ndërkohë e dyta, fillojmë portin e peshkimit në Vlorë, që do të jetë 100% me standarde profesionale, me kushte higjenosanitare dhe me logjistikë si në portet e BE. Këtu ju e dini që ky port ka ato defektet e veta, por ishte fakt i kryer. Këtu çfarë mund të bëjmë është vetëm çfarë mund të axhustojmë, por projekti ka qenë për së mbrapshti siç edhe ju vetë e dini, kështu që më vjen shumë keq për ju durrsakët se tani jam edhe deputeti juaj, por ai porti i peshkimit në Vlorë, do jetë më i mirë se ky. Më vjen shumë keq. Molo, tani fillo zgjero flotën, ço edhe ca në Vlorë tani, por atje kujdes se je shumë demokrat për të qenë i mirëseardhur kështu që duhet të jesh pak më i qetë.
Janë 41 mln euro që janë në dispozicion për tu disbursuar me fondet e BE-së. Duhet projekte për të rritur kapacitet përpunuese, ambalazhuese, komerciale dhe kuptohet me standard e BE-së. Janë në dispozicion, por duhet të disbursohen.’- tha Rama.
Nga Durrësi, ku prezantoi buxhetin për peshkimin, Kryeministri Rama tha se paga më e ulët në sektorin e peshkimit në vendi është 80 mijë lekë dhe sipas tij vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu.
"Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 80 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 80 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se do të ndërtohet një shkollë profesionale për peshikimin.
'Na duhet një shkollë, nuk diskutohet, sepse sa më shumë ju po rriteni, aq më shumë po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet patjetër të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në shërbim të industrisë dhe që të jetë e lidhur drejtpërdrejtë me praktikën. Nëse koncepti i shkollave profesionale që ne kemi është tre ditë në shkollë, dy ditë në punë, këtu është ideale. Dy ditë në anije, tre ditë në klasë, për të krijuar gjithë gjeneratën e re të kapitenëve shqiptarë dhe të teknikëve shqiptarë. Kështu që edhe për këtë, duhet të fillojmë punën, duhet të përcaktojmë ekzatësisht se ku është vendi i duhur për shkollën dhe duhet menjëherë të fillojmë punën. Mund të jetë fare mirë shkolla profesionale e peshkimit këtu, nuk kemi asnjë problem ta përfshimë në planin e madh të portit të Durrësit, në një mjedis fantastik, vijnë djemtë, nxënësit këtu, janë të lidhur me portin, janë të lidhur me kompanitë dhe direkt nga shkolla, mbarojnë shkollën, fillojnë punën në kompani dhe kështu krijojmë kushtet që të përballim sfidën që vjen më pas sepse e kemi rritur siç thashë peshkimin 240% dhe duam ta rrisim prap po kaq.'- tha Rama.
Duke iu drejtuar zv. ministri i Bujqësisë, Roland Kristo, Kryeministri Rama i kërkoi atij më shumë angazhim për sektorin e peshkimit. Ai tha se brenda vitit duhet të fillojë ndërtimi i markatës së peshkut në Durrës.
"Duhet të tregosh që e meriton të qëndrosh aty si zëvendësministër dhe të na tregosh se sa është rritur peshkimi dhe sa anije janë rikonstruktuar me këtë fond. Këtu duhet të bëhet markata model, me standardet më të lartë të Bashkimit Europian. Të gjithë ju që jeni këtu, kush do të futet aksioner në këtë markatë të futet dhe të jetë e juaja. Ne do të garantojmë financimin, ju do fusni një pjesë të vogël, ne një pjesë të rëndësishme dhe pastaj pjesën tjetër do ta marrim me garanci sovrane. Menaxhimin do të bëni ju. Duhet të krijoni ju një autoritet më vetë. Vitin e ardhshëm duhet të vish këtu bashkë me mua të hapim themelet e markatës", tha Rama.
"Je një çun i zoti punëtor, por ke rënë në gjumë. Të mbajmë Landin zgjuar, sinqerisht ke rënë në gjumë", iu drejtuar ai zv. ministrit të Bujqësisë.
Kryeministri Edi Rama tha gjatë prezantimit me peshkatarët se para disa vitesh peshkimi ishte në luftë për mbijetese e sot është rritur eksporti me 239%.
‘Peshkimi është një nga sektorët që ka shumë për të bërë. Kur ne kemi ardhur këtu në një prej takimeve që kemi bërë, kur marrëdhënia e qeverisë. Shqetësimi ishte mbijetesa luftë për mbjetesë në një det të hapur. Ka pasur vetëm dy destinacione vetëm për eksport. Itali dhe Greqi asnjë vend tjetër. Sot Itali ,Greqi, Spanjë Suedi, Norvegji, Danimarkë., Gjermani, Holandë, Hong-Kong dhe padiskutim edhe vendet e rajonit. Ju sot jeni bërë faktor në tregun më të vështirë dhe të pasur të gjithë kontinent. Në gjitha vendet nordike ju jeni prezent. Sot ne presim që të mbyllet viti me 32 plus subjekte të lincesuara. Kemi 720 subjekte të formalizuara. Kemi rritur eksportin me 239%..’- tha Rama.
Kishe bere Lucen minister mor burre. Ai i di mire keto punet e peshkut. Apo e ke keshilltar strategjik dhe perfitues fundor te parave publike. Mire e ke strategjine, shteti shperndan para neper Luce, Mane, Kastrate e Doshe, zotrote i buxhetin me eurobonde dhe ne fakiret mbetemi borxhelinj tere jeten.
Përgjigju