TIRANE- 107-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit ka përkuar sot me përurimin e godinës së re bashkëkohore të RENEA-s, të zhvendosur tashmë nga reparti pranë Thesarit të Shtetit, në Yzbersiht. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Kreu i qeverisë ka shënjestruar sërish gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që shërbejnë në pallatin e Drejtësisë. Rama tha se paketa anti-KÇK po konsultohet me BE dhe SHBA dhe do të vihet në jetë në ditët e ardhshme. Ai tha se ka ardhur koha që personat e korruptuar duhet të provojnë pasurinë e tyre ose ta dorëzojnë atë.
Një investim i përbashkët Shqipëri-BE nga sot do të jetë shtëpia e re e efektivëve të repartit ushtarak RENEA, ku 7.6 milion euro janë marrë nga buxheti dhe 2.4 milion janë dhuruar nga BE. Ambasadori i BE Luigi Soreca deklaroi se në dy vitet e ardhshme organizata që ai përfaqëson do japë 19 milion euro të tjera për të përmirësuar rendin dhe sigurinë si në Shqipëri, dhe në Europë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se Policia e Shtetit është institucioni më i rëndësishëm për publikun, ndërsa shtoi se qeveria shqiptare po punon në dy drejtime, atë të fuqizimit të kapaciteve dhe modernizimit të Policisë. Ndërsa kryepolici Ardi Veliu tha se prioriteti i policisë për vitin 2020 është lufta kundër krimit.
Krahas ambienteve të reja dhe moderne, reparti i ri përfshin rinovimin dhe kompletimin me pajisje mbrojtëse, të komunikimit, armatimit, pajisje speciale, mjete lëvizëse rrugore, pajisjeve të ndihmës së shpejtë dhe uniformave bashkëkohore të punonjësve të Forcës Speciale RENEA. Pjesë e kësaj ceremonie u bë edhe një demostrim nga forcat RENEA, për neutralizimin e një personi të rrezikshëm.
Fjala e plote e kryeministrit Edi Rama gjatë inugurimit të ambienteve të repartit ushtrarak RENEA.
Në 13 janar të vitit 1913 më pak se 2 muaj nga themelimi i shtetit shqiptar u formua institucioni i parë i Shqipërisë së pavarur, Policia e Shtetit.
“Duhet të qërohen të tillë oficerë dhe të mësohet puna e xhandarmërisë dhe e Policisë në duar të ndershme dhe të stërvitura. Të zgjidhni xhandarë e policë me kujdes të madh dhe një rregull të shtrënguar!” Kjo ishte porosia që Ismail Qemali dha në atë kohë. Është një porosi që nuk ka datë skadence sepse të qenurit në duar të ndershme dhe të stërvitura është “A”-ja e çdo policie shteti dhe e kësaj policie shteti.
Sot, më vjen jashtëzakonisht mirë që na jepet mundësia që 107 nga vjet nga formimi i Policisë së Shtetit tu themi të gjithë djemve të përkushtuar dhe shembullorë të RENEA-s, por edhe vajzave që janë pjesë e tyre, se e shlyem një borxh ndaj tyre, duke u vënë në dispozicion, më në fund, pas 30 vitesh, këtë strukturë që i shërben stërvitjes, i shërben mirëqenies profesionale dhe morale të tyre, ndërkohë që, për 30 vjet rresht të gjithë ata që janë angazhuar në forcat RENEA kanë dhënë shembuj të panumërt përkushtimi nga një lartësi profesionale dhe morale e admirueshme që nuk janë shpërblyer sa dhe si duhet. Sot RENEA ka në dispozicion një strukturë, e cila është në çdo aspekt e ngjashme në çdo standard me strukturat e forcave policore të elitës në vendet europiane.
Është dita mbase për ta kujtuar që, RENEA u themelua me një akt të posaçëm në 12 shtator të vitit 1991 si pasardhëse e Batalionit 326 Antidemonstratë, krijuar në vitin 1982 dhe në një moment kur diktatura e kishte marrë tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupimet e supozuara antiregjim, ndërsa përgjatë viteve ‘80 detyra e posaçme e 326-ës ishte të parandalonte çdo mundësi revolte kundër regjimit nëpër stadiume. Sot jemi në një botë tërësisht tjetër dhe me sfida, qëllime dhe mundësi tërësisht të tjera. E nëse sot kemi këtu një strukturë moderne për forcat e RENEA-s, që, siç e thashë, nuk ka asgjë të mangët në aspektin e kushteve, krahasuar me strukturat e ngjashme në vendet europiane, deri një dekadë më parë kishim një repart ushtarak që në shkurt-mars të vitit ‘97 përgatitet të sulmonte popullsinë civile në jug të vendit së bashku me brigadën e raketave, brigadën e tankeve dhe brigadën e artilerisë.
Nuk ishte 100 vjet më parë, por vetëm 20 vjet më parë dhe nëse krahasimet me të shkuarën janë absolutisht tronditëse, sot është koha për t’u matur me të ardhmen dhe për të shfrytëzuar të gjitha mundësinë, duke u mbështetur pa asnjë luhatje te kapacitetet njerëzore, profesionale dhe morale të forcave speciale. RENEA është një forcë krenarie dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë që tregon se është absolutisht e mundur që ne të synojmë në gjithë perimetrin e Policisë së Shtetit të kemi standarde sjelljeje profesionale të njëjta me ato të policive të vendeve europiane.
Përpara disa kohësh një autoritet i huaj vizitoi forcat RENEA dhe gjatë takimit me të dëgjova fjalë të shkëlqyera. Sipas tij, nëse në kushtet optimale, që tanimë janë të siguruara, do të vendoseshin si të gjitha forcat e të tjera të elitës edhe forcat RENEA atëherë rezultatet do të ishin edhe më mbresëlënëse. E pikërisht janë rezultat mbresëlënëse që ne presim të shtohen falë forcave RENEA, forcave speciale, por dhe në përgjithësi falë edhe Policisë së Shtetit. Lamë pas një vit domethënës për Policinë e Shtetit, një vit tejet i komplikuar dhe në njëfarë mënyre i pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër me ndonjë aspekt, gjatë të cilit, sidoqoftë, të gjithë treguesit kryesorë të kriminalitetit dhe të veprave të rënda penale njohën rënie. Është për të ardhur keq që në atmosferën e rënduar artificialisht nga disa drejtime dhe në kushtet e një xhungle informacioni krijohet hera-herës përshtypja tejet e gabuar mbi situatën e kriminalitetit në Shqipëri, ndërkohë që, faktet flasin më së miri për rënien e vazhdueshme të treguesve kryesorë të kriminalitetit. Nga ana tjetër, faktet flasin për një rritje domethënëse të zbulueshmërisë së krimeve nga Policia e Shtetit. Jemi të vetëdijshëm se lufta me krimin është një luftë që nuk mbaron asnjëherë dhe matet thjesht e vetëm me raportin e forcës përmes fakteve e shifrave mes shtetit dhe krimit. Ky raport në gjithë këto vite ka ardhur duke rritur forcën e shtetit e duke ulur forcën e krimit.
Vitin e shkuar u shpërbënë më shumë se dyfishi i grupeve kriminale krahasuar, me vitin 2018, u shumëfishuan asetet e sekuestruara, mbi 60 milion euro vetëm në 2019-ën, u rrit ndjeshëm forca goditëse ndaj të gjitha veprave të rënda, apo më pak të rënda penale, vijoi procesi i përafrimit të standardeve me policisë simotra të vendeve europane, u hap rruga për herë të parë në policinë e shtetit për studentë ekselence dhe u forcua më tutje struktura e bazuar mbi meritokracinë në procesin e rritjes në detyrë në Policinë e Shtetit, u aplikuan për herë të parë metoda të reja kundër krimit, përfshirë edhe krimin kibernetik dhe siç evidenton edhe raporti i vitit 2018, u rrit niveli i sigurisë dhe i respektimit të të drejtave të njeriut dhe të mos e harrojmë, falë Policisë së Shtetit, jo vetëm u sigurua rendi dhe qetësia gjatë 6 muajve marramendës të protestave të dhunshme të opozitës, por u shfaq në sytë e të gjithë opinionit publik vendas dhe gjithë atyre syve të interesuar jashtë Shqipërisë fytyra e një Policie Shteti profesionale dhe proporcionale në raport me protestën përtej të gjithë vështirësisë së jashtëzakonshme në të cilën u vunë trupat e Policisë së Shtetit si rezultat i provokimeve të pambarimta të bëra nga palët demonstruese. Vazhdoi rinovimi i flotës së automjeteve dhe i bazës materiale të Policisë së Shtetit së bashku me repartet e specializuara si RENEA.
Sot, nuk ka pikë diskutimi që në çdo aspekt, Policia e Shtetit është në ditën e saj më të mirë krahasuar me çdo ditë të djeshme, por, nuk ka pikë diskutimi se, krahasuar me të nesërmen disa e sotme nuk mjafton. Jemi përpara një numri të ri sfidash dhe mbi të gjitha, viti 2020 është përcaktuar si një vit kyç për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar. Me përparmin e Reformës në Drejtësi po bëhet një pastrim i madh, rrënjësor në pallatin e drejtësisë, por koha e nevojshme për të mbaruar këtë pastrim dhe për të vënë në funksionim të plotë institucionet e reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër, natyrshëm dhe ndërkohë, në këtë fazë tranzicioni mes një sistemi që po shembet dhe një sistemi që po ngrihet, shoqëria jonë po përballet me një organizate kriminale brenda sistemit të drejtësisë, një organizatë e rrezikshme, e mirëfilltë kriminale e përbërë nga prokurorë e gjykatës që e kanë shumë të qartë që nuk e kalojnë dot vettingun dhe i janë bashkuar motos “kap çfarë të kapësh”, duke dhënë në mënyrë të vazhdueshme vendime skandaloze, jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe në cenim të sigurisë kombëtare.
Për këtë arsye ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e kolauduar këto ditë që flasim edhe me partnerët tanë të pazëvendësueshëm, SHBA dhe BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, duke zhvilluar një aktivitet si asnjëherë më parë agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht me ta, ne do bëjmë të mundur vendosjen me shpatulla pas murit të çdo anëtari të KÇK në Prokurori apo Gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin. E nisa me Ismail Qemalin dhe dua ta mbyll me Ismail Qemalin, duke thënë se ndërkohë Policia e Shtetit po kryen dhe një proces pastrimi, apo, siç thoshte Ismail Qemali, qërimi nga radhët e veta të atyre që nuk janë të denjë për të përmes një vettingu që po ecën me të gjithë kujdesin e nevojshëm, por dhe me të gjithë vendosmërinë e domosdoshme.
Në fund, dua të them që, nëse me RENEA-n, ne sot ndjehemi kryelartë sepse shlyem një borxh dhe i kemi vënë në dispozicion të gjithë këtë strukturë mbresëlënëse, ultramoderne jemi në borxh me kohën dhe me Policinë e Shtetit deri kur të kemi vënë në dispozicion të studentëve një Akademi Sigurie të të njëjtave standarde si këtu, të kemi vënë në dispozicion të FNSH një strukturë të të njëjtave standarde si këtu dhe të kemi vënë në dispozicion të Policisë së Shtetit një laborator shkencor të të njëjtave standardeve si në vendet e BE. Këto janë 3 objektiva të të sotmes dhe për të treja këto puna fillon sot. Akademia e Sigurisë do kthehet në një strukturë model në rajon, në çdo aspekt. Reparti i FNSH do jetë një tjetër model në çdo aspekt dhe laboratori shkencor patjetër që është një domosdoshmëri alarmante si rezultat i nevojës për ta sofistikuar policinë e shtetit në kushtet kur krimi sofistikohet çdo ditë. Armiku më i madh i Policisë nuk është krimi, por është vetmia që lind nga mungesa e mbështetjes nga shtypja, apo mungesa e vëmendjes për ta dëgjuar. Më vjen shumë mirë që me qeverinë që unë drejtoj qysh nga dita e parë, ky armik është asgjësuar.
Ne nuk kemi bërë sa kemi dashur për Policinë e Shtetit, por kemi bërë gjithçka kemi mundur. Ne nuk kemi arritur ende t’i plotësojmë Policisë së Shtetit të gjitha nevojat, por kemi bërë gjithçka që ajo sot të ketë më pak nevoja se dje. Nuk kemi bërë sa kemi dashur për shpërblimin e forcave të Policisë së Shtetit, por ama kemi bërë gjithçka dhe sot Policia e Shtetit është shumë herë më e mirëpaguar seç ishte dje. Nuk kemi bërë gjithçka kemi dashur edhe për kushtet, por sot mund të themi me plot gojën se kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe gjithçka mundemi do vazhdojmë të bëjmë duke respektuar maksimalisht autoritetin e policisë së Shtetit, autoritetet drejtuese të, saj që, për herë të parë në historinë e 30 viteve nuk janë të trysnuara nga urdhrat nga lart në kundërshtim me ligjin apo në kërkim të influencave të çdo lloji, forcave speciale që për herë të parë në këto 30 vite, gjatë viteve të fundit nuk janë tradhtuar në operacionet e tyre dhe vetë RENEA-s, historia e së cilës nis me një ndërhyrje në një emergjencë civile në ‘91 pas një përmbytje shumë të furishme ku një efektiv i kohës rrezikoi jetën, u hodh në ujin e akullt dhe shpëtoi 3 barinj në rrezik mbytjeje. Është një histori që ka shënuar shumë akte të tilla. Ne nuk kemi bërë gjithçka kemi dashur për të gjithë djemtë dhe vajzat e RENEA-s, por kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të bëjmë gjithçka mundemi edhe në vitet në vijim, në mënyrë që të gjitha të mirat që shoqëria, shteti, kombi ka parë nga këto forca të shtohen dhe gjithnjë e më shumë mirësi nga shteti të kenë të gjithë ata që shërbejnë me uniformë së bashku me familjet e tyre.
Duke qenë se është fillimi i vitit unë dua që t’u përcjell me këtë rast një përshëndetje shumë të përzemërt të gjitha familjeve, të gjitha nënave të atyre që janë nën uniformë, baballarëve, bashkëshortëve, bashkëshortëve, fëmijëve, duke i siguruar se respekti im dhe yni për njerëzit e policisë së shtetit është i palëkundur dhe se në vazhdimësi do përpiqemi që këtë respekt ta tregojmë me vepra duke bërë më të mirën në mënyrë që edhe ata që përcjellin shërbëtorët e shtetit në mëngjes të ndihen më mirë dhe në mënyrë që të gjithë fëmijët e policisë së shtetit të kenë një të ardhme më të mirë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe shumë respekt për të gjithë ata që shërbejnë dhe kanë shërbyer në gjithë këto vite në policisë e shtetit!
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ambientet e brendshme të repartit RENEA. I shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të qëverisë dhe Policisë së Shtetit, Rama është ndalur në të gjitha zonat e kësaj godine, duke parë sallat e stërvitjes dhe ambientet e tjera të përbashkëta.
Përmes një skene si nëpër filma, efektivë të repartit ushtarak RENEA kanë demonostruar veprimet në një aksion gjatë prezantimit të ambienteve të reja, ku të pranishëm ishin krymintsri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, si dhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca. Një demostrim nga forcat RENEA, për neutralizimin e një personi të rrezikshëm.
Gjatë fjalës së tij kryeminstri Edi Rama paralajmëroi të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Rama tha citoi Ismail Qemalin, teksa tha se ka ardhur koha të qërohen nga radhët e policisë ata që nuk janë të denjë.
"E nisa me Ismail Qemalin dhe dua ta mbyll me Ismail Qemalin, duke thënë se ndërkohë Policia e Shtetit po kryen dhe një proces pastrimi, apo, siç thoshte Ismail Qemali, qërimi nga radhët e veta të atyre që nuk janë të denjë për të përmes një vettingu që po ecën me të gjithë kujdesin e nevojshëm, por dhe me të gjithë vendosmërinë e domosdoshme."tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se në objektivat e ardhshme, qeveria do bëjë të mundur krijimin e kushteve për Policinë e Shtetit të njëjtat si në vendet e Bashkimit Europian. Rama tha se armiku më i madh i Policisë së Shtetit është mungesa e vëmendjes nga shteti, dhe kjo sipas Ramës është eleminuar me ardhjen në pushtet të socialistëve.
"Në fund, dua të them që, nëse me RENEA-n, ne sot ndjehemi kryelartë sepse shlyem një borxh dhe i kemi vënë në dispozicion të gjithë këtë strukturë mbresëlënëse, ultramoderne jemi në borxh me kohën dhe me Policinë e Shtetit deri kur të kemi vënë në dispozicion të studentëve një Akademi Sigurie të të njëjtave standarde si këtu, të kemi vënë në dispozicion të FNSH një strukturë të të njëjtave standarde si këtu dhe të kemi vënë në dispozicion të Policisë së Shtetit një laborator shkencor të të njëjtave standardeve si në vendet e BE. Këto janë 3 objektiva të të sotmes dhe për të treja këto puna fillon sot. Akademia e Sigurisë do kthehet në një strukturë model në rajon, në çdo aspekt. Reparti i FNSH do jetë një tjetër model në çdo aspekt dhe laboratori shkencor patjetër që është një domosdoshmëri alarmante si rezultat i nevojës për ta sofistikuar policinë e shtetit në kushtet kur krimi sofistikohet çdo ditë. Armiku më i madh i Policisë nuk është krimi, por është vetmia që lind nga mungesa e mbështetjes nga shtypja, apo mungesa e vëmendjes për ta dëgjuar. Më vjen shumë mirë që me qeverinë që unë drejtoj qysh nga dita e parë, ky armik është asgjësuar. Ne nuk kemi bërë sa kemi dashur për Policinë e Shtetit, por kemi bërë gjithçka kemi mundur. Ne nuk kemi arritur ende t’i plotësojmë Policisë së Shtetit të gjitha nevojat, por kemi bërë gjithçka që ajo sot të ketë më pak nevoja se dje. Nuk kemi bërë sa kemi dashur për shpërblimin e forcave të Policisë së Shtetit, por ama kemi bërë gjithçka dhe sot Policia e Shtetit është shumë herë më e mirëpaguar seç ishte dje. Nuk kemi bërë gjithçka kemi dashur edhe për kushtet, por sot mund të themi me plot gojën se kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe gjithçka mundemi do vazhdojmë të bëjmë duke respektuar maksimalisht autoritetin e policisë së Shtetit, autoritetet drejtuese të, saj që, për herë të parë në historinë e 30 viteve nuk janë të trysnuara nga urdhrat nga lart në kundërshtim me ligjin apo në kërkim të influencave të çdo lloji, forcave speciale që për herë të parë në këto 30 vite, gjatë viteve të fundit nuk janë tradhtuar në operacionet e tyre dhe vetë RENEA-s, historia e së cilës nis me një ndërhyrje në një emergjencë civile në ‘91 pas një përmbytje shumë të furishme ku një efektiv i kohës rrezikoi jetën, u hodh në ujin e akullt dhe shpëtoi 3 barinj në rrezik mbytjeje. Është një histori që ka shënuar shumë akte të tilla. Ne nuk kemi bërë gjithçka kemi dashur për të gjithë djemtë dhe vajzat e RENEA-s, por kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të bëjmë gjithçka mundemi edhe në vitet në vijim, në mënyrë që të gjitha të mirat që shoqëria, shteti, kombi ka parë nga këto forca të shtohen dhe gjithnjë e më shumë mirësi nga shteti të kenë të gjithë ata që shërbejnë me uniformë së bashku me familjet e tyre. Duke qenë se është fillimi i vitit unë dua që t’u përcjell me këtë rast një përshëndetje shumë të përzemërt të gjitha familjeve, të gjitha nënave të atyre që janë nën uniformë, baballarëve, bashkëshortëve, bashkëshortëve, fëmijëve, duke i siguruar se respekti im dhe yni për njerëzit e policisë së shtetit është i palëkundur dhe se në vazhdimësi do përpiqemi që këtë respekt ta tregojmë me vepra duke bërë më të mirën në mënyrë që edhe ata që përcjellin shërbëtorët e shtetit në mëngjes të ndihen më mirë dhe në mënyrë që të gjithë fëmijët e policisë së shtetit të kenë një të ardhme më të mirë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe shumë respekt për të gjithë ata që shërbejnë dhe kanë shërbyer në gjithë këto vite në policisë e shtetit!", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të cilët vijojnë të shërbejnë në pallatin e drejtëisë. Rama tha së në ditët në vijim nisma kundër organizatës KÇK e kolauduar në bashkëpunim me SHBA dhe BE do të vihet në praktikë.
"Jemi përpara një numri të ri sfidash dhe mbi të gjitha, viti 2020 është përcaktuar si një vit kyç për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar. Me përparmin e Reformës në Drejtësi po bëhet një pastrim i madh, rrënjësor në pallatin e drejtësisë, por koha e nevojshme për të mbaruar këtë pastrim dhe për të vënë në funksionim të plotë institucionet e reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër, natyrshëm dhe ndërkohë, në këtë fazë tranzicioni mes një sistemi që po shembet dhe një sistemi që po ngrihet, shoqëria jonë po përballet me një organizate kriminale brenda sistemit të drejtësisë, një organizatë e rrezikshme, e mirëfilltë kriminale e përbërë nga prokurorë e gjykatës që e kanë shumë të qartë që nuk e kalojnë dot vettingun dhe i janë bashkuar motos “kap çfarë të kapësh”, duke dhënë në mënyrë të vazhdueshme vendime skandaloze, jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe në cenim të sigurisë kombëtare. Për këtë arsye ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e kolauduar këto ditë që flasim edhe me partnerët tanë të pazëvendësueshëm, SHBA dhe BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, duke zhvilluar një aktivitet si asnjëherë më parë agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht me ta, ne do bëjmë të mundur vendosjen me shpatulla pas murit të çdo anëtari të KÇK në Prokurori apo Gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin", tha Rama.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se viti që lamë pas ka qenë një vit model për Policinë e Shtetit. Rama solli në vëmendje sfidën e policisë për të ruajtur rendi dhe sigurinë për 6 muaj përballë protestave të dhunshme të opozitës.
"Përpara disa kohësh një autoritet i huaj vizitoi forcat RENEA dhe gjatë takimit me të dëgjova fjalë të shkëlqyera. Sipas tij, nëse në kushtet optimale, që tanimë janë të siguruara, do të vendoseshin si të gjitha forcat e të tjera të elitës edhe forcat RENEA atëherë rezultatet do të ishin edhe më mbresëlënëse. E pikërisht janë rezultat mbresëlënëse që ne presim të shtohen falë forcave RENEA, forcave speciale, por dhe në përgjithësi falë edhe Policisë së Shtetit. Lamë pas një vit domethënës për Policinë e Shtetit, një vit tejet i komplikuar dhe në njëfarë mënyre i pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër me ndonjë aspekt, gjatë të cilit, sidoqoftë, të gjithë treguesit kryesorë të kriminalitetit dhe të veprave të rënda penale njohën rënie. Është për të ardhur keq që në atmosferën e rënduar artificialisht nga disa drejtime dhe në kushtet e një xhungle informacioni krijohet hera-herës përshtypja tejet e gabuar mbi situatën e kriminalitetit në Shqipëri, ndërkohë që, faktet flasin më së miri për rënien e vazhdueshme të treguesve kryesorë të kriminalitetit. Nga ana tjetër, faktet flasin për një rritje domethënëse të zbulueshmërisë së krimeve nga Policia e Shtetit. Jemi të vetëdijshëm se lufta me krimin është një luftë që nuk mbaron asnjëherë dhe matet thjesht e vetëm me raportin e forcës përmes fakteve e shifrave mes shtetit dhe krimit. Ky raport në gjithë këto vite ka ardhur duke rritur forcën e shtetit e duke ulur forcën e krimit. Vitin e shkuar u shpërbënë më shumë se dyfishi i grupeve kriminale krahasuar, me vitin 2018, u shumëfishuan asetet e sekuestruara, mbi 60 milion euro vetëm në 2019-ën, u rrit ndjeshëm forca goditëse ndaj të gjitha veprave të rënda, apo më pak të rënda penale, vijoi procesi i përafrimit të standardeve me policisë simotra të vendeve europane, u hap rruga për herë të parë në policinë e shtetit për studentë ekselence dhe u forcua më tutje struktura e bazuar mbi meritokracinë në procesin e rritjes në detyrë në Policinë e Shtetit, u aplikuan për herë të parë metoda të reja kundër krimit, përfshirë edhe krimin kibernetik dhe siç evidenton edhe raporti i vitit 2018, u rrit niveli i sigurisë dhe i respektimit të të drejtave të njeriut dhe të mos e harrojmë, falë Policisë së Shtetit, jo vetëm u sigurua rendi dhe qetësia gjatë 6 muajve marramendës të protestave të dhunshme të opozitës, por u shfaq në sytë e të gjithë opinionit publik vendas dhe gjithë atyre syve të interesuar jashtë Shqipërisë fytyra e një Policie Shteti profesionale dhe proporcionale në raport me protestën përtej të gjithë vështirësisë së jashtëzakonshme në të cilën u vunë trupat e Policisë së Shtetit si rezultat i provokimeve të pambarimta të bëra nga palët demonstruese. Vazhdoi rinovimi i flotës së automjeteve dhe i bazës materiale të Policisë së Shtetit së bashku me repartet e specializuara si RENEA.", tha Rama
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se sot Policia e Shtetit është institucioni më i rëndësishëm për publikun. Ai tha se qeveria shqiptare po punon sot në dy drejtime, atë të fuqizimit të kapaciteve dhe modernizimit të Policisë së Shtetit.
"Sot është dita për ta drejtuar vëmendjen tek të gjitha ata burra dhe gra që për më shumë se një shekull shërbyen në Policinë e Shtetit. Mirënjohja drejtohet tek ata që dhanë jetën. Më vjen mirë që sot shumë veteranë të cilëve i shpreh mirënjohjen. Nëse brezat e mëparshme ja dolën me shumë mund, ne do ia dalim me më shumë kushte. Policia kryeson listën e institucioneve më të besuara për publikun. Ne e dimë mirë se çfarë duhet të arrijmë, cila është rruga për këtë. Qeveria shqiptare po punon në dy drejtime, përmirësimi i kuadrit ligjor në luftën kundër krimit dhe fuqizimi i kapaciteteve dhe modernizimi i pandërprerë i Policisë Shtetit. Ky inaugurim sot është vetëm një element. Në ditët në vijim do kemi projekte të tjera. Një tjetër fushë e rëndësishme është siguria rrugore. Do synohet një nivel shumë herë më i përmirësuar. I uroj të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Shtetit gëzuar përvjetorin e 107", tha Lleshaj.
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi se në dy vitet e ardhshme, BE do të japë 19 milion euro për Policinë e Shtetit në Shqipëri, duke e quajtur atë një investim për një Europë më të sigurtë.
"Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet i BE. Në dy vitet e ardhshme do japim 19 milion euro të tjera për të përmirësuar akademinë. Kjo duhet parë si një gur kilometrik i bashkëpunimit të BE dhe Shqipërisë. Krimi i organizuar nuk është një fenomen vendor dhe lokal. Ata varen nga lidhjet dhe bashkëpunimi transkombëtar. Investimi në sigurinë e Shqipërisë do të thotë investim në sigurinë e BE. Një Shqipëri më e sigurtë është një Europë më e sigurtë", u shpreh Soreca.
Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shpreh se ndërtimi i repartit RENEA është një investimi përbashkët mes Shqipërisë dhe BE. Veliu tha se
"Ndërtimi i këtij reparti u bë i mundur falë ndihmës së qeverisë shqiptare. Implementimi i këtij projekti u mbështet nga buxheti i shtetit dhe BE. 7.6 nga buxheti dhe 2.4 milion euro nga BE. Kjo sot përkon me 107 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Më të rrezikuar në luftën kundër krimit janë këta burra dhe gra. Në jo pak momente është vënë në pikëpyetje edhe vetë ekzistenca e organizatës. Policia është në sy të publikut dhe qytetarit institucioni më i besueshëm. 2019 ishte një ndër periudhat me ngarkesën më të madhe për Policinë e Shtetit. Numri i personave të rrezikshëm të vendosur pas hekurave qe shumë i madh. Duke qenë një partnere e besueshme, policia ka zhvilluar me dhjetëra operacione. Sot në këtë ditë të shënuar dua të falenderoj edhe njëherë për sakrificën. Ky është misioni ynë dhe jemi krenarë që veshim këtë uniformë. Punonjësit e policisë janë shërbëtorët e qytetarëve. Një ndihmë të madhe kanë dhënë partnerët e OSBE-së. Për vitin 2020 objektivat tona janë shumë të qarta. Policia do demonstrojë se ka kapacitete të cilat rriten dita ditës. Brenda muajit të ardhshëm do kompletohemi me flotën detare. Në 2019 ne rekrutuam 700 të rinj. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe këtë vit, duke i dhënë frymëmarrje organizatës. Është një tjetër mundësi për të rritur kapacitete duke ulur moshën mesatare në tre vitet e ardhshme. Jemi të vendosur për të kryer misionin tonë përditë e më mirë. Falenderojmë qytetarët për mbështetjen dhe besimin. Komisariati dixhital dhe numri 112 janë partneri juaj", tha Veliu.
Shtepi e re me mjete te vjetra.Si nuk arritem kurr te bejm dicka nga fillimi ne fund ne ket vend po gjithmon me copa.Edhe ne vendet afrikane forcat elite kan super blinda e super mjete.Keto cunat tan i dergojn me mjete te 30 viteve me para.Kjo nuk esht policia qe duam o Rama.
PërgjigjuPo po jan fshehur nga frika e madhe ore kryeminister mir ben show po behe ne ndonje segment tjt lere policin se e din te gjith ca eshte e afte kjo policia jone te bej.
PërgjigjuUrime,policise se shtetit e tere strukturave,juve jini perballe krimit e kondravajtesve,zoti qofte me sejcilin prej jush ne cdo hap;populli ju do dhe vlereson punen tuaj;qeveria duhet te shohe gjithemone mbeshtetje per juve e familjet tuaja! Thanks!
PërgjigjuRENEA e tregoi forcen ne 26 Nentor kur s'kishte asnje mjet per te nxjerre njerezit nga rrenojat qe shkaktoi termeti.
PërgjigjuKur ke kokate e shteti te korruptuare ca ka me ba policija.
PërgjigjuTani kushdo qe shpif ka pune me RENEA hahahaha RENEA dhe FAST kundra te forteve. Te fortet bejne ende rrugeve dhe neper burgje. Ku eshte FAST-i qe thate se do dridhen te fortet?
PërgjigjuPo cfar autoblindash jan ato mor aman,si mund te quhen autoblinda kur kan 30 vite qe ekzistojne.Po ai reparti special qe do vriste kriminelet ku ka perfunduar? Nuk luftohet krimi pa blinda te ri dhe mjete moderne o Ram.
PërgjigjuPo nuk burgose kryekriminelin qen malok salheun, lylin, like floririn, e monën kto të tjerat çfar thua jan shou. Po do qetësi e begati largoi kto bajga nga qarkullimi se kta jan infeksjon i gjall.
PërgjigjuShow mediatik... Asgje tjeterkur behet fjale prej verteti asnjeri nuk eshte I kordinuar pa kualifikim te rregullt Apo shkolle disipline reparti renea hahahaha ne mgjs tek renea mbasdite shofer tek kthesa kamzez... Ah mom shqiperi qe te Kan q.. r me sdi ku jemi show mediatik vazhdon nga te 3 palet... Renea per kete aksion televiziv ...Urime!
PërgjigjuFillojeni me Ermal Kapllanin , si e justifikon pasurine ai???? apo ju duhen njerez si puna e tij ne policine e bashkise tirane
PërgjigjuNese burgos prokuror e gjykatesa te korruptuar qe jane 100% te gjithe I ke vota e sigurta edhe 20 vjet
PërgjigjuMe ty jam po nuk e ben. Na cau menderen vetem me paralajmerime e asgje nuk ben