Kryeministri Edi Rama në OKB

Rama dje në Këshillin e sigurimit dhe çështja 'Non Grata'

21 Shtator 2023, 14:48| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 14:52

  • Share

Rasti i djeshëm i Ramës nën drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB është një moment për t’iu rikthyer çështjen dhe nocionin  e  “Non Gratës” në një diskutim të gjerë dhe të rëndësishëm në publik. Kjo e fundit është relativizuar në maksimum për interesa politike në vend duke argumentuar se është një gjë koti e nuk është një pengesë për të politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. 

Në fakt në politikën e brendshme ky nocion nuk është se ka pasur ndonjë impakt deri tani të madh e kjo lidhet me faktin se protagonistët e “Non Gratës” kanë akoma një influencë të madhe tek shqiptarët si dhe po ashtu posedojnë mekanizma të fortë të propagandës, të disa mediave kombëtare dhe po ashtu të disa analistëve që shëtisin me urdhër nëpër studio televizive.

Në fakt problemi i “Non Gratës” është hall i madh i një establishmentit ku të njëjtin hall kanë edhe disa media apo gazetarë e analistë dhe për këtë arsye janë bërë të gjithë bashkë të mbrojnë “diellin me shoshë”!  Protagonistët e “Non Gratës” në fakt kanë fituar një terren të përkohshëm , le të themi si në politikën e brendshme dhe ashtu të jashtmen dhe kjo ka ardhur sipas meje për tre arsye themelore:

-    PD, vonojë riorganizimin e saj të brendshëm dhe zgjedhjen e kryetarit të saj. Kjo krijojë një ide paqartësie tek partnerët dhe po ashtu edhe mungesën e menjëhershme për të qenë kundër  alternativë e opsionit “Non grata”. Mungesa absurde e mos riorganizimit apo artikulimin e një gjuhë lidershipi bëri që “Non Grata” të mos kishte peshën politike që duhet të kishte;

-    Tranzicioni mes largimit të ambasadores Kim dhe koha e nevojshme për ardhjen e ambasadorit të ri me një mandat të ri. Kjo situatë tranzicioni krijoi një boshllëk të politikës së SHBA në Shqipëri përmes deklaratave apo aktiviteteve të tjera publike;

-    Situata në Ukrainë dhe Kosovë. SHBA në këto momente kanë prioritete të mëdha që nuk mund të fokusohet në çështjen e “Non Gratës” edhe pse për ta mbetet një masë e rëndësishme për të mbrojtur interesat e tyre, mbrojtur demokracinë e vendeve partnere dhe për tu mundësuar këtyre të fundit rotacion elitash si një domosdoshmëri për sfidat e kohës! Kjo e fundit në fakt ka lidhje të ngushtë me masën “Non Grata”, sepse situata ndërkombëtare kërkon akoma më shumë aksion nga SHBA ndaj çdo kujt që dëmton interesat e saj politike, ekonomike dhe demokratike e sidomos për vendet që ata i konsiderojnë partner të rëndësishëm.

Rama, dje kishte mundësinë historike duke drejtuar Këshillin e Sigurimit të OKB!, Në fakt kjo është një merite historike e Shqipërisë, e cila që nga krijimi i OKB dhe anëtarësimi i saj, ka qenë vendi më paqësor duke mos sulmuar e duke mos qenë shkaku i asnjë konflikti. Përkundrazi, edhe në kohën e Regjimit, Shqipëria ka pasur një politikë korrekte të fqinjësisë duke mos sulmuar  ushtarakisht asnjë vend, por duke bërë një politikë izolimi-mbrojtëse. 

Përtej protagonizmin thuajse të tepruar të Kryeministrit të Këshillit Kombëtar (karakteristikë e njohur tashmë prej tij) në linja të përgjithshme ai mbajti qëndrimet që i takojnë Shqipërisë si vend anëtar, por mbajti disa qëndrime të domosdoshme duke përjashtuar çdo mundësi krahasimi mes rastit të Kosovës dhe rastit të Ukrainës. 

Por, thelbi i rastit të djeshëm nuk është për të analizuar qëndrimin e Ramës, por është për të bërë një krahasim tjetër më të rëndësishëm që ka të bëj më politikën e jashtme të Shqipërisë! A ka ndonjë Shqiptarë që mund të imagjinonte një skenar dje sikur Rama të ishte person “Non Grata” për SHBA dhe të drejtonte Këshillin e Sigurimit?  Nëse Rama do të ishte “Non Grata” ai do të fliste përballë përfaqësuesve të Federatës Ruse që në fakt aktualisht kanë pozicionin e “Non Gratës” jo vetëm ndaj SHBA, por ndaj Nato-s dhe Perëndimit.

Unë, mendoj se çështja e “Non Gratave” me ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA të akredituar në vendin tonë do të kthehet në qendër të vëmendjes. Prandaj, shqiptarët, ata që nuk kanë interesa politike dhe politikën e konsiderojnë si një shërbim ndaj vendit, duhet të reflektojnë se persona “Non Grata”, jo vetëm nuk mund të përfaqësojnë interesat kombëtare tek Aleatët, por as nuk mund ta përfaqësojnë Shqipërinë në forumet të rëndësishme si ai i djeshmi! Kush mendon se “Non Grata” është një çështje e përkohshme, pa rëndësishme dhe se me kalimin e kohës mund të kapërcehet duke u lënë harresë do të thotë se nuk e kupton rolin dhe proceset në të cilat është përfshirë tashmë Shqipëria,  jo vetëm si vend anëtar i Natos, por si një vend që ka një rol të konsiderueshëm gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 21/09/2023 15:41

    90% e analisteve jane pro non grates,dhe 5% jane pro Rames ndersa po5% jane asnjanjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?