Edi Rama dhe Sali Berisha

Opinion

Rama e Berisha u flasin dy audiencave përjashtuese të njëra-tjetrës

10 Gusht 2021, 12:49| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 13:01

  • Share

Deri kur Fatos Nano u largua përfundimisht nga skena politike shqiptare, nuk kisha bërë ndonjë sondazh të mirfilltë politik në Shqipëri (deri atëhere merresha kryesisht me studime statistikore në SHBA). Duke filluar nga 2007-ta, kam bërë qindra sondazhe politike në Shqiperi (shumica private e disa publike). Qysh atëherë, Rama dhe Berisha kanë dominuar qartazi në sondazhet e mia – Meta e Basha rrallë kanë patur ndonje “spike” të përkohëshme statistikore në kurbat e opinionit publik.

Në këto dite të qeta gushti, bëra një permbledhje të të gjitha sondazheve që kam zhvilluar në Shqipëri (private e publike) dhe i përmblodha në menyre sintetike ne nje grafik (shihni grafikun shoqerues).

Sondazhet e mia ndër vite tregojnë se ka një vije demarkacioni të qartë mes atyre që kanë patur opinion pozitiv për Ramën e atyre që kanë patur opinion pozitiv për Berishën. Për shumicën dërrmuese të pyetjeve që kam bërë ndër vite, “ramistet” kanë dhënë pergjigje te kunderta me “berishistet” dhe anasjelltas. Shumë rrallë ka qëlluar që të ketë një ndërthurje të vogël të përbashkët në përgjigjet e këtyre dy segmenteve elektorale.

Një shembull mund ta sjell nga sondazhi që bëra fill pasi Rama shtrëngoi duart me Berishen në dyert e Spitalit Ushtarak (kur të dy vizituan të sapoplagosurit e Gërdecit). Një shembull tjetër, është ai pas marrëveshjes për ndryshimin e Kushtetutes ne vitin 2008.

Aktualisht, “ramistet” dhe “berishistet” jane me të ndarë se kurrë në opinionet e tyre. Të parët duan ta shohin Berishën sa më larg Kuvendit (e mundësisht ne burg), ndërsa te dytet duan ta shohin sa më afër Ramës ne sallën e Kuvendit, duke përplasur shpatat retorike edhe katër vjet me të…     

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?