Rama i dhuron Erdoganit një vazo: E kam bërë vetë me këto 2 duar, jam artist serioz unë! Presidenti turk: Do ta vendos në vendin më të mirë në shtëpi (VIDEO)

18 Janar 2022, 11:28| Përditesimi: 18 Janar 2022, 11:49

  • Share

Gjatë vizitës së djeshme të Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri Kryeministri Rama i ka dhuruar atij një vazo të cilën e ka bërë vetë. Rama ka postuar sot në mëngjes një video ku i prezanton presidentit turk veprën e tij të artit.

"E kam bërë vetë me këto 2 duar, jam artist serioz unë. Duhet të shkojë në shtëpi kjo vazo, sepse kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim sesa ju", i thotë Rama

"Do ta vendos në vendin më të mirë në shtëpi", i kthen Erdogan i cili nga ana e tij i dhuron një vazo tradicionale turke.

"Punë dore nga Sarajet e Beshiktashit, është prodhim i ynë, i Turqisë", tha Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë 1-ditore në vendin tonë. Erdogan e nisi vizitën me ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Një lagje e re me 522 banesa  që kushtuan 42 mln euro, të financuara nga Turqia, e që për Erdogan shërbejnë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy palëve.

Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij. Më pas, ai iu drejtua kryeministrisë, ku mbajti një konferencë për mediat në të cilat tha se vendi ynë duhet të marrë masa kundër organizatës ‘FETO’ e ndërsa së bashku me Ramën thanë se marrëdhënia mes dy vendeve nuk duhet të jetë shqetësuese për SHBA-BE. Në fund, Erdogan përshëndeti deputetët e Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse në Kuvend dhe në fund, inauguruan xhaminë Et’hem Beu në Tiranë dhe e mbylli me inaugurimin e Xhamisë së Et'hem Beut në kryeqytet.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 18/01/2022 14:43

    Sa mije te gusht qenkan keto?? Sa ai nuk e dika qe Rama osht artis qe bo piktura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?