Politikë

Rama ‘i fiksuar’ pas Fifit, publikon pamjet si nëpër kartolina të Valbonës me këngën e saj! Reagon edhe Flori Mumajesi: Bllok kush shpërthen në komente pa lidhje (VIDEO)

30 Nëntor 2021, 14:19| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 15:09

  • Share

Kënga që mori gjithë vëmendjen në rrjet pas daljes së këngëtares Fifi, e shkruar brenda shtëpisë së Big Brother, duket se i ka pëlqyer edhe kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë mëngjesin e kësaj të marte, ka publikuar pamje nga Valbona, e cila ishte zbukuruar si nëpr kartolina nga dëbora, që e kishte mbulura. Video ishte shoqëruar me këngën dhe projektin më të ri të Fifit ‘Diell’.

‘Valbona magjike!’ shkruan Rama. Në lidhje me video ka reaguar edhe këngëtarja Fifi, e cila shkruan se është pa fjalë, dhe e ka ripostuar në rrjetin e saj sociale.

Postimi i Fifit

Ndërkaq edhe Flori Mumajesi, kompozitori i këngës, ka ndarë videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama në Instagram.

Flori se do të bllokojë të gjithë ata që shpërthejnë në komente pa lidhje, ndërkohë që u bën thirrje dëgjuesve ta shijojnë.

“Bllok e ka kush fillon e shperthen ne komente pa lidhje ne profilin tim! Besoj do e kem mirëkuptimin tuaj. Ketu nuk jemi ne forume politike te asnje partie dhe te asnje programi televiziv. Shijoni pamjen dhe sigurisht kengen”, ka shkruar Mumajesi përkrah postimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?