Përgjatë 24-orëve kryeministri Rama ka mundur të artikulojë qartë qëndrimin e tij ndaj protestave të fundit. Deklarata e tij ishte e ftohtë: Nuk do ketë heqje të taksës së naftës ndërsa ai, përmes mekanizmave të qeverisë, ka përgatitur një paketë ndihëse për të lehtësuar në një plan afat shkurtër dhe të mesëm pasojat e luftës. Nëse lufta do jetë afatgjatë atëherë askush nuk di se çfarë do bëhet, tha pak a shumë kryeministri në fjalën e tij që mori aq shumë kohë. Në fakt, atë që ai di shumë më mirë se publiku është ajo që po ndodh me negociatat e Luftës dhe mundësitë e mbylljes së saj; nëse mund të thuhet se ka apo jo një përafrim, kjo qoftë dhe nga niveli i takimeve mes palëve rusë dhe ukrainase; por edhe predispozitën, që një qytetar i zakonshëm e nuhat thjesht nga burimet e shumta e jo pak konfuze mediatike.
Në mjedisin tonë politik-social, ka një gjë e cila të bën përshtypje në këtë gjendje por edhe në shpjegimet e gjata të kryeministrit, ku mohohet dhe shpërfillet forca e protestës: Njerëzit që dalin në protestë janë të indinjuar jo vetëm për pasojat nga rritja e çmimeve por edhe nga një gjuhë cinike që përdoret ndaj tyre. Dhe, kjo jo thjesht nga pasojat e tanishme, por nga një gjuhë cinike që zgjat prej kohësh. Mjafton për këtë që kryeministri Rama të thotë se: nuk i bën përshtypje jo vetëm kjo turmë por edhe një tjetër shumë më e madhe se kaq, ruan brenda arrogancën, distancën e gjykimit dhe mbi të gjitha shenjat autokratike të Ramës. Për fat të keq, ministrat dhe këshilltarët që e rrethojnë nuk munden ta këshillojnë të ulë këtë ton, por më tej akoma përdorin të njëjtën gjë ndaj protestuesve, por edhe në jetën e zakonshme po ashtu. A ka elementë të politikës së opozitës në protestë? A ka përpjekje për ta instrumentalizuar? Absolutisht po. Media ka paraqitur shumë prova, por fati i madh është se militantët e opozitës, me pak përjashtime të atyre që janë protagonistë në këto raste, nuk po munden të afrohen si ëndërrojnë te foltoret. Tek e fundit neveria ndaj tyre tashmë nuk mund të fshihet. Përfaqësues të brezave të ndryshëm po tregojnë se megjithë etiketimet e ndryshme, që u vishen apo masa e politikës që nuk i lë rehat me ndërkalljet, po mundohet t’u rrijë larg. Jo se opozita do të rrijë larg, por se janë të stigmatizuar para publikut të gjerë. Përplasjet Basha-Berisha po kalojnë në neveri. Ndaj disa syresh futen nëpër cepa dhe mes turmës e bëjnë thjesht selfie.
Shqetësimi më i madh është se realiteti ynë politik po bëhet bashkëkohës negativisht me atë realitet që është ngado në vendet e Evropës Lindore dhe ku emrat e Orbanit, Vuçiç, Gjukanoviçit, vëllait të mbetur Kazinski në Poloni nuk janë aq fenomene por një dukuri se ku po shkon demokracia e disa vendeve pas viteve ’90. Shpërfillet Evropa, po përdoret arroganca dhe mbi të gjitha demokracia tashmë po kthehet normalist në një autokraci. Opozitat po flenë dhe janë strukur. Evropa rri e vështron sepse nuk mund të bëj dot më asgjë. Me duart e lidhura në Ukrainë apo në konflikte të tjera, ku mes tyre shquan Kosova dhe sidomos Bosnja, Brukseli tashmë po xhiron në vend dhe po korr ato që ka mbjellë me burokracitë e frikshme. Nuk diti të parashikojë agresionin dhe tendencat e Putinit, ashtu si aspak të këtyre personazheve të sipërpërmendur që e përdhosin moralin e Brukselit, madje edhe që e ofendojnë në ligjëratë të drejtë kurdo që u jepet mundësia. Ironia është se: A nuk ishim vallë ne Lindorët që luteshim të na merrnin në konsideratë pas rënies së Murit të Berlinit?! Tani duam të bëjmë ligjin. Tani duam të dëgjohemi. Por që të dëgjohesh duhet të dëgjosh edhe zërin e vendit tënd. Ky i fundit ka kohë që e ka fashitur nervin e protestës, kurse kudo në Lindje protagonistët dihen. Në Shqipëri gjithçka e ka marrë përplasja e çmendur Basha-Berisha, që po e bjerr përditë një nga asetet tona kombëtare të kohës së demokracisë, siç etiketohej dikur PD-ja.
Sido që të jetë protesta, parrullat e çuditshme apo sloganet patetike, shtuar me reagimin ndaj paketës së masave të shpallur nga Rama, ky i fundit duhet ta konsiderojë. Populli në rrugë nuk është Partia Socialiste që tashmë nuk ka asnjë zë alternativ apo kritik, populli në rrugë ka të akumuluar përballjen por edhe atë që nuk thuhet me gojë: cinizmin e zyrtarëve të kamur të qeverisë. Ndaj dhe shpjegimet me detaje të Ramës nuk zenë vend. Tek e fundit do t’i zbatojnë sërish ata që në çdo moment e përqeshin turmën duke i përballur kamjen e shfrenuar, rehatin dhe mbi të gjitha sfilitjen që i japin në të përditshme njerëzve. Bashkimi Evropian dhe ambasadat duket se jo vetëm nuk e kuptojnë këtë realitet por më shumë se kaq janë kthyer në struktura që qesëndisin dhe konfuzojnë, pikë së pari superiorët e tyre. E gjithë Evropa e Lindjes dhe Ballkani po e ndjen këtë, por tashmë ka ardhur dhe radha e Shqipërisë. Me shumë gjasa protestat do të mbyllen shpejt sepse mungon fryma për ta mbajtur, por Rama dhe qeveria e mekur shqiptare duhet t’i ruhet revoltës për të cilën ka karburant me masë. Jo asaj që shpesh e kanalizon shëmtuar politika që nuk afron alternative, por skamja dhe mungesa e shpresës. Atëherë do jetë vonë, qoftë edhe sikur Rama të dalë vetë ballë protestës…por tashmë kundër askujt.
Artikull brilant dhe realist. Shperfillja e klikes qeverisese buron dhe bazohet ne kapjen prej saj te nje perqindje relative elektorari nen 20%. E cila voton kundrejt posteve ne administrate qendrore ose lokale dhe zhvatjes se parase publike (bizneser). Ne cdo skenar zgjedhjesh ku voton jo me shume se 30% e zgjedhesve kapsit e shtetit fitojne. Shto ketu dhe suportin nga diplomacia rurale amerikane te ciles i nevojitet nje despot si garanci per prezencen ne Shqiperi. Sigurisht qe vleresimet amerikane jane komplet te gabuara dhe protestat e fundit spontane i trembin te gjithe. Ndaj dhe nxiton i korruptuari shqiptar i shekullit ti etiketoje ato pa pike turpi dhe baze ligjore si "pro ruse". Eshte pikerisht ky surrogat qe kur i thone hajdut thote mos me etiketoni pa prova! Po provat e zyrtarit te trete me te larte te vendit qe akuzon mijra qytetare si mbeshtetes te nje fuqie agresore (Rusise) ku jane? Dite per dite qe flet dhe vepron ky surrogat shkel ligjin dhe shperdoron detyrèn. Nje enderr per cdo prokuror nenboten demokratike te rrase ne burg nje kre ekzekutivi maskara. Por ne kemi fatin e keq nuk jemi demokratik dhe ku shteti ligjor mungon.
PërgjigjuMbase policia shqiptare do zevendesohet me mercenare serbe, per ate nuk ja ndjen ketij kopuku.
PërgjigjuDiktatori hiqet ne nje menyre dhe ne nje menyre te vetme.
Përgjigju