Rama i prerë: Do miratojmë rezolutën tonë, ato tuajat votojini në 7 partitë tuaja! Edhe mos më kërkoni kaq shumë, kur më merr malli vij vetë

12 Tetor 2023, 12:06| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 13:05

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur i qartë se do të votohet rezoluta e propozuar nga PS dhe jo ajo e Rithemelimit. Rama ironizoi opozitën duke u shprehur se rezolutën e tyre mund ta votojnë në 7 partitë e tyre, ndërsa edhe i ironizoi për bllokimin e foltoreve.

“Më keni kërkuar gjatë dhe u keni rënë shumë daulleve. Të paktën mos më kërkoni, po më mori malli vij vetë, po s’më mori shkoni kapeni qeverinë kapni karrigen. Se e vetmja mënyrë për të marrë pushtetin është të merrni karriget kur PS është pushim. Ju fitoni ne qeverisim. Votoni rezolutën tonë pastaj ato rezolutat tuaja votojini në 7 partitë e tua. Ne do miratojmë këtë, do linjëzohemi 100% në shenjë solidariteti me qeverinë e Kosovës dhe do vijojmë sesi do të vazhdojmë më tutje për sigurinë e padiskutueshme që duam për Shqipërinë e këtej e andej bjeshkëve.”- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rezolutë të përbashkët për Kosovën, Rama akuzon Kurtin: Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?