Foto nga posteri i takimit

Rama i rikthehet turit të diasporës, më 26 tetor takim me shqiptarët në New York

9 Tetor, 12:42| Përditesimi: 9 Tetor, 13:53

  • Share

Kryeministri Edi Rama do t’i rikthehet takimeve me diasporën. Më 26 tetor, kreu i qeverisë do të jetë në Shtetet e Bashkuara, për tu takuar me shqiptarët që jetojnë e punojnë prej vitesh atje.

Takimi do të mbahet në New York në orën 11:00, njoftim që ka nisur të qarkullojë mes shqiptarëve të amerikës për të siguruar pjesëmarrje maksimale.

Ky është takimi i tretë me diasporën, pas atij të Athinës më 12 maj dhe Milanos më 26 maj të këtij viti. Takimet të kësaj natyre pritet të zhvillohen edhe në Londër e Gjermani.

Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

1728471343_314af03e208d4feb8532ff3592a4889b.jpg

Foto nga posteri i takimit

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/10/2024 02:53

    Ne Vlore votat i ka te siguruara,diasporen nuk e ka ne xhep askush nga politikanet. I tremben si Djalli temjanit.

    Përgjigju
  • adi: 09/10/2024 13:29

    per vloren 1 tek fjale stha, u shkatarru qyteti po ska problem. rendesi kan turistat dhe diaspora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?