Rama: Imami guardian i pasurisë
së kryeministrit Berisha

17 Prill 2012, 13:45| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Kryetari i PS Edi Rama tha se ministri i mbrojtjes, Arben Imami po degradon atë ministri me qëllimin e vetëm grabitjen e pasurive të ushtrisë. Pas zëvebdësimeve pa kriter të drejtuesve të Flotës Detare dhe ushtarakëve të tjerë të lartë, Rama u kërkoi deputetëve të thërrasin në interpelancë ministrin Imami,
“Ai del e thotë se nuk ishte në dijeni që po shkelte kompetencat e Presidentit të Republikës. Çështja e emërimit të tij ka lidhje me synimin për t’i gllabëruar flotës pasuritë dhe për t’i kyçur në oborrin e pushtetit të Berishës. Këtë e di gjithë opinioni publik. Ushtarakët e lartë thonë se transferimi i kërkuar nga ministri nga baza e Bisht Pallës, një nga zonat më të lakmuara nga ata pronarët që kanë zbritur drejt bregdetit në vitet ’90 kushton 3.8 milion euro, që u kalon si faturë taksapaguesve. Këta do paguajnë që pronën e Bisht Pallës ta marrin ata që i kanë vënë syrin”, tha sot kryesocialisti.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?