Edi Rama dhe Anulea Ristani

Politikë

Rama inspekton rrugën e re që lidh Lundrën me autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe, lehtësohet lëvizja për zonat e banuara

27 Shkurt, 14:54| Përditesimi: 27 Shkurt, 14:57

  • Share

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin që lidh zonën e Lundrës, komunitetin e zgjeruar të Tiranës Autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe,  ku po vijojnë punimet për këtë rrugë, së bashku me nënkryetaren e bashkisë Anuela Ristani.

 “Kryeministër, ky është si koncept. Lidhja e komuniteteve që janë ndonjëherë shumë afër infrastrukturës madhore, siç është autostrada Tiranë – Elbasan, por që shpesh iu bie rruga me gjatë sesa ata që janë më larg. Kështu që, gjithë koncepti këtu është që ta lidhim këtë zonë që është zonë në zhvillim, me pjesën e infrastrukturës kryesore dhe që do shkarkojë një pjesë të madhe të trafikut që krijohet në gjithë këtë nyjën këtu, që nga rreth rrotullimi i TEG dhe në vazhdim.” – shpjegoi Nënkryetarja e Bashkisë Anuela Ristani.

Kjo rrugë do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në Rrugën e Rezervave të Shtetit, trafiku në të cilën është bërë tepër i renduar për shkak të shtimit të konsiderueshëm të komplekseve të banimit, bizneseve dhe institucioneve arsimore në këtë zonë.

“Kjo quhet zona e Depos së Rezervave dhe ne duke marrë në administrim këtë pjesë, jo vetëm që kryejmë rrugën me standarde urbane sepse është e paevitueshme që Tirana do të zgjerohet.  Ne me territor zgjerohemi 4 herë më shumë në territor sesa zgjerohemi në popullatë. Dhe në zona ku ka infrastrukturë të madhe si ajo e autostradës këtu, ky shumëfishim bëhet dhe më i madh akoma. Kështu që duhet të ketë patjetër gjithë infrastrukturën urbane me trotuar dhe me korsi të makinave nga të dyja makinave.

Por dhe që lidhja të shkarkojë një pjesë të atyre nyjave që bllokohen si pasojë e qarkullimit të madh të mjeteve. Nuk evitojmë dot që ta zgjerojmë qytetin edhe pse ne mundohemi të rritemi vertikalisht se për sa kohë do kemi investime që tërheqin banimin e banoreve, do ketë gjithmonë njësi private, njerëz që kërkojnë më shumë hapësirë. Kështu që, duhet ta menaxhojmë atë në mënyrë sa më urbane që të kemi mundësi dhe të inkurajojmë në të njëjtën kohë që të ketë dhe lëvizshmëri tjetër alternative, përvec asaj me makina” – detajoi nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e bërë, teksa theksoi se do të ketë projekte të tjera për zgjerimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.

“Janë të rëndësishme të gjitha akset i shërbejnë lidhjeve me magjistralen, edhe për faktin që magjistralet nëse nuk i kanë këto akse, nuk janë ndihmëse, ashtu siç duhet për ata që jetojnë afër tyre, por që ndërkohë janë larg tyre sepse s’kanë akses. Nga ana tjetër, magjistralet nuk mund të aksesohen siç bëhej zakonisht më përpara që “hajde futu, ndërto në anë të rrugës dhe futu 90 gradë”, që bëheshin rrugët si korridore me dhoma e me apartamente anash, kështu që këto rrugë janë strategjike dhe janë shumë të rëndësishme dhe puna që është bërë, është shumë e mirë.

Kemi një projekt për zgjerimin e gjithë plazhit të Durrësit me 100 metra, domethënë faktikisht do ta fillojmë tani, pastaj do kemi një moment ndërprerje ndoshta te sezoni ose do ta ndajmë me segmente dhe do ta bëjmë nga ana andej, sepse faktikisht gjithë debati ka qenë “me prurje rëre nga toka apo nga deti” dhe preferenca është që kryesisht të jetë nga deti, edhe për arsye të qëndrueshmërisë. Po ajo është shumë e rëndësishme dhe besoj që për 1 vit e kapim. Po është zgjerim i jashtëzakonshëm sepse e para njëherë, do bëjë plazhin 100 metra më të gjerë, e dyta, do na krijojnë mundësinë që të krijojmë një tjetër pedonale, por të krijojmë edhe një tjetër hapësire jete, një fashë të re me shërbime dhe do transformohet gjithë ajo qenëri që është krijuar në ato vite. – u shpreh Kryeministri Rama.

Ndërtimi i kësaj rruge me të gjithë elementët e infrastrukturës rrugore dhe urbane, bëhet me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.  Kjo rrugë do shërbejë edhe si rrugë lidhëse midis zonës së TEG dhe rrugës së Elbasanit nga njëra anë me një sërë rrugësh tretësore të tjera, komplekse banimi, shkolla dhe biznese.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?