Rama ironi me çështjen e detit: O jam agjent turk që lufton Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë (VIDEO)

29 Dhjetor 2020, 11:10| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 13:00

  • Share

Lidhur me pyetjen për zgjerimin me 12 milje të Greqisë, kryeministri Rama është shprehur me batutë. “O jam agjent turk që lufton Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë” – tha Rama.

“Ju kërkoni që ne të reagojmë ndaj shtetit grek. Çfarë ka këtu akoma për të mos u kuptuar. Unë besoj që çdo mendje normale mjafton të përqëndrohet dhe e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Ata që i fryjnë këtij zjarri janë të qëllimshëm, qoftë nga Lalëzi, qoftë nga presidenca dhe Prishtina. E kam të vështirë të besoj që këta fryrës të jenë kaq të mangët nga mendja e kokës. Por kjo që bëjnë është e qëllimshme. E qëllimshme për të luajtur me ndjenjat kombëtare, ndjeshmëritë patriotike për të shfrytëzuar rastin për të krijuar një sebep për sherr. Shqipëria në vitin 1990 ka bërë ekzaktësisht këtë që ka bërë Greqia sot. E kam rishpjeguar. Çdo shtet që ka dalje në det ka të drtejtën të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues të njohur më parë, aty ku është e mundur. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vititn 1990. E ka depozituar faktikisht ushtrimin e kësaj të drejte në maj të 1990 në Kombet e Bashkuara. Nuk rezulton që Greqia të ketë bërë një reagim apo një deklaratë. Është e drejtë e çdo vendi. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Greqia për detin Jon. Deti Jon është më shumë përtej detit Jon. Nuk ka mundësi fizike për tu shtrirë 12 milje për dy vende. Nëse kjo do ishte kështu, pse jemi në gjyq ne. Si funksionon kështu mes shteteve në mes të Europës. Çfarë të reagojmë ndaj Greqisë kur kjo është pjellë e marrëzisë shqiptare, kur e prodhon mendja e autoritetit më të lartë të Shqipërisë. Nuk ka asnjë lloj lidhje me zonën e kontestuar mes nesh. Këta janë autorët e marrëveshjes të 2009, janë firmosësit e marrëveshjes famëkeqe. Ishte këmbëngulja jonë, rezistenca që pala greke më në fund erdhi në tavolinë për të negociuar një marrëveshje të re. Një marrëveshje të re të drejtë të ndershme. O jam agjent turk që lufton me Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë. Unë jam kryeministri i Shqipërisë ” – tha Rama.


Lajmi kryesor:

Bilanci për vitin 2020/ Rama: Brenda janarit fillojmë vaksimin kundër COVID! Reforma në drejtësi largoi 202 gjyqtarë, do japin llogari para ligjit! Shqipëria është bërë një vend më i sigurt


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?