Rama: Ka 1 milion të papunë,
do heqim asistencën sociale

13 Prill 2012, 12:18| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Punësimi në Shqipëri është një problem jetik për Partinë Socialiste. Nisur nga ky fakt dhe në vijim të diskutimeve për programin e ardhshëm qeverisës “Për një Rilindje Shqiptare”, socialistët kanë mbledhur sot në mesditë tryezën për punën dhe punësimin. Kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë se ka dështuar me të gjitha politikat e saj për punësimin.

“7 vjet qeverisje nuk kanë arritur të ndryshojnë asgjë në drejtim të punësimit. Është kapërcyer shifra e 1 mln të papunëvr që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar. Asnjë reformë nuk ka sjëllë punësimi: As Shqipëria 1 euro, as Shqipëria superfuqi energjitike. Punësim nuk ka sjellë as mbjellja imagjinare e miliona ullinjve dhe as taksa e sheshtë. Madje, kjo e fundit ka thelluar hendekun mes një shumice dhe një pakice pak të paguar”, tha Rama.
Ai më tej akuzoi INSTAT se nuk publikon të vërtetat e realitetit shqiptar.

“Nëse pranohet se në cdo dy shqiptarë në moshë pune, vetëm njëri punon, atëherë pse qenkan të pavërteta konstatimet tona se janë 1 mln të papunë? Të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë, nuk janë në gjendje të japin shifrën zyrtare”, deklaroi kryesocialisti.

PROGRAMI: 300 MIJË VENDE TË REJA PUNE
Rama tha se me ardhjen në pushtet të socialistëve do të dhjetëfishohet financimi publik për punësimin.
“Ne besojmë se duke vlerësuar rezervuarin e madh të papunësisë dhe punësisë në fshat mund të shënjestrojmë objektivin e 300 mijë vendeve të reja të punës. Nëse Shqipëria do të zgjidhë problemin e ekonomisë, një moment për ta bërë është rritja e ekulibrit gjinor”, deklaroi ai.
Sipas Ramës do të luftohet koncepti skandaloz të asistencës për të papunët, por duke synuar mbështetjen përmes punës.


Takimi, u drejtua nga Arbi Mazniku. Ai ka bërë një përmbledhje të situatës, ku sipas shifrave zyrtare numërohen rreth 1 milion të papunë. (vijon)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?