Rama: Ka vdekur koha kur hijet e së shkuarës të kthehen e të çojnë në drejtim të paditur fatin Evropian në Shqipërisë

26 Maj, 13:44| Përditesimi: 26 Maj, 15:42

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në turin me diasporën në Itali tha se ka vdekur koha që hijet e së shkuarës të rikthehen dhe të çojnë në drejtim të paditur fatin e Shqipërisë.

Ka vdekur njëherë e përgjithmonë, siç ka vdekur një herë e përgjithmonë çdo shans që hijet e të shkuarës të rikthehen mbi kalë për ta shaluar në drejtim të paditur fatin europian të Shqipërisë. Mos e harroni në asnjë sekondë përballë çfarëdo gjëje që nuk shkon se ka ndodhur diçka që në fakt është gjithçka që na është dashur për të arritur aty ku duam.

Ka ndodhur që Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton edhe besimin e çdo shqiptari. Besimin e çdo shqiptari si ju që e di shumë mirë që asgjë që arrihet me punë nuk arrihet pa mund, nuk arrihet pa sakrifica, nuk arrihet pa durim, nuk arrihet pa shtrënguar dhëmbët.

E kush më mirë sesa ju shqiptarët e Greqisë, Italisë, Europës e di të vërtetën, e cila sa ç’është e thjeshtë, aq është e pamundur që të kuptohet nga kushdo që punës nuk ia ka provuar peshën mbi supe, nuk ia ka njohur zhgënjimet mundit, nuk ia ka ndjerë dhimbjen sakrificave, nuk ia ka kaluar sprovat durimit. Dhe po ju them, atij që do besojë tek Shqipëria e sotme, Shqipëria e nesërme do t’ia kthejë shumëfish besimin!


Lajmi kryesor:

Turi me diasporën/ Rama në Milano: Shqiptarët e Italisë përbashkuesit e 2 brigjeve të Adriatikut! I fton të kthehen: Fati europian s'ka shans të ndryshojë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?