Më 13 maj Partia Socialiste do të ketë gati kandidatët e saj për kryebashkiakë. Në mbledhjen e kësaj të enjteje me grupin parlamentar, kryeministri Edi Rama ju drejtua deputetëve, drejtues politikë të qarqeve, se duhet të gjejnë kandidatët më të mirë për bashkitë.
Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet më 10 maj ndërkohë që më 13 maj do të dalin zyrtarisht emrat e kandidatëve.
"Kandidatët duhet të vendosen sikur ata (opozita) do futen në zgjedhje. Nuk duhet të kontribuoni në vendosje të kandidatëve të partive të tjera", mësohet të jetë shprehur Rama.
Sa i përket organizimit të zgjedhjeve, gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se kryeministri u ka kërkuar deputetëve të vijojnë takimet me strukturat, me qytetarët.
"Kandidatët për anëtarë këshillash të jenë njerëz pa lidhje me personat e zgjedhur, kushëriri, krushku, miku dhe shoku", përfundoi kryesocialisti Edi Rama.
Po e ndrite zoterote me kryetaret edhe po u jep pororsi per keshilltaret.Sidomos me kete te vlores,mire qe sben per asnje gje por eshte ber gazi i botes ska lene restorant ne vlore pa i ngelur nga 10 milion lek.Jep dreka e darka e lek me te pritur eshte bere qesharak,po vlora do tja jap pergjigje mos ki merak.
PërgjigjuE ta morsha te keqen o Edo. Se kur vehen kryetare bashkie kto ma marin sekretare dashnoren e shokut kurse ne keshill bashkiak propozojne shoqnin qe pijne mall gjith naten. Si kobaci qe do veje qorrin e hipotekes se e ka shok p..li
Përgjigju