Edi Rama dhe Ana Brnabiç

Kronikë

Rama kërkoi njohjen e Kosovës në Asamblenë e OKB-së, reagon kryeministrja serbe: Deklarata të tilla nuk janë të mira për sigurinë rajonale

25 Shtator 2021, 18:55| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 19:21

  • Share

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së OKB-së ku iu kërkoi 193 vendeve pjesëmarrëse që të njihni pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë për median serbe Tanjug, Brnabiç është shprehur se deklarata të tilla nuk janë të mira për sigurinë rajonale. Ndërkohë ajo ka cituar edhe Antonio Guterres, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, i cili i ka thënë se ata nuk e konsiderojnë Kosovën shtet.

" Përgjigja më e mirë u dha nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë ai më tha se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike", tha Brnabic.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij mbrëmjen e djeshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kërkoi njohjen e Kosovës. Rama tha se asambleja e OKB-së nuk është e plotë dhe s'do të jetë e plotë pa Kosovën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?