Helidon Bushati

Politikë

Rama kritika për keqmenaxhimin në ujësjellës, PD: E mësoi gjendjen e rëndë pas 8 viteve në pushtet! Sistemi, pjellë e qeverisë për të përfituar e blerë vota

30 Tetor 2021, 12:22| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 12:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama nuk i kurse një ditë më parë kritikat për ujësjellësit në të gjitha bashkitë e vendit, teksa 'i tërhoqi veshin' kryebashkiakëve, ndërsa PD e konsideron sektorin e ujësjellës-kanalizimeve si "sistem pjellë e rilindjes për të përfituar vota".

Me një reagim në Facebook, deputeti i PD-së, Helidon Bushati thotë  se Rama po reagon për gjendjen e rëndë në këtë sektor pas 8 vitesh në pushtet, teksa shton se askush nuk mban më përgjegjësi për situatën e krijuar.

Ai akuzon kryeministrin se i ka promovuar vetë ish-drejtuesit e fundit të ujësjellësve, e madje se i ka dhënë edhe poste më të larta.

"Pas 8 viteve në pushtet, Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësve është e rëndë.  Më parë deklaronte se ka bërë më shumë se gjithë qeveritë të marra bashkë, por sot po i rezulton dështim. Ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes. Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij.  I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi? Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësve ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë.  E vërteta është se ky sistem është sot në këtë pikë, sepse i ngjan kryekëput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota", shkruan Bushati.

Një ditë më parë, Rama mblodhi në kryeministri krerët e bashkive, ku i tërhoqi vërejtje mbi situatën e tmerrshme, sipas tij, të arkëtimeve nga ana e ujësjellësve në vend. "Piramida që gllabërojnë para" i cilësoi ai ndërmarrjet e ujësjellësve në vend, duke paralajmëruar ndryshime.

Komento

Komente

  • Iris: 31/10/2021 00:40

    Po dhe ju nuk keni qene engjej.Historine qe do te tregoj tani ka ndodhur ne Korce,ne kohen e Sales,e kam me te degjuar.Franca (ne mos gaboj)do te financonte kanalizimet e ujit te pijshem,supozohej qe pas kesaj Korca te kishte uje 24 ore ,pra pa nderprerje.Parate u dhane,kanalet u hapen,tubat u vune te rinj,por uji mezi arrinte ne katet e dyta,a dicka e tille.Njerezit u zhgenjyen.U bene hetime. C'kishte ndodhur?Doli qe ata qe supozohet te benin punen,kishin vene tuba shume te holle,qe nuk conin ujin ne sasine e duhur qe kerkohej dhe parate qe duheshin per tuba te gjere i kishin futur ne xhep.Franca kerkoi qe gjithecka te ribehej nga e para,por kesaj rradhe u qendroi qiri mbi koke,dhe tani kam degjuar qe Korca nuk ka probleme me ujin.Keshtu qe dhe ju te PD keni gjynahet tuaja,perpara se te drejtoni gishtin tek te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?