Tirane- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën (9 mars) kryebashkiakët e majtë në qytetin e Shkodrës në kuadër të një analize të thelluar për punën e bërë në terren. Në këtë takim do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ministrat dhe zv/ministrat, si dhe drejtuesit politik të qarqeve për analizën e punës në kuadër të rienergjizimit të partisë.
Së fundmi takimet në bazën e socialistëve po shtohen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Javën e ardhshme më datë 16 Mars, kryesocialisti Rama do të mbledhë në Durrës edhe Asamblenë e partisë, pas dy të tillave që u mbajtën gjatë muajit shkurt.
-15 Shkurt - 15 Mars Faza ku do të merren me anëtarësimet e reja
-16 Mars Asambleja Kombëtare rimblidhet në Durrës, analizon ecurinë e procesit
- Deri 15 Prill procesi për zgjedhje brenda PS
-Nga 15 Prill - Zgjidhen delegatët e Kongresit me 'një anëtar një votë'
- Qershor 2024 - Mblidhet Kongresi PS