Politikë

'Vendime të formës së prerë, jo paraburgime', Rama me asambletë socialiste të Tiranës: Duam standarde evropiane! ‘Kafshimet’ e gabuara të drejtësisë janë tragjedi

27 Shkurt, 18:10| Përditesimi: 27 Shkurt, 18:36

  • Share

TIRANË-Mesazhet për drejtësinë europiane kryeministri Edi Rama i përforcoi edhe përpara socialistëve të njësisë 8, 9 dhe 11 në kryeqytet, ku tha se kërkohet drejtësi me vendime të formës së prerë dhe jo me paraburgime.

Sipas tij, drejtësia nuk duhet të ketë vetëm shpatën e vendimit, por duhet peshorja dhe sytë e fashuar për atë që heton.

 ‘Shqipëria nuk ka pasur kurrë drejtësi të pavarur, nuk ka pasur një rast që një ministër të merret nga një prokuror dhe të hetohet dhe të bëhet telenovelë dhe të linçohet në ndonjë rast ndokush pa gjyq duke qenë i zgjedhur. Në këtë proces ka gjëra që nuk shkojnë, por ne 5 vite kemi mbyll gojën sepse pavarësia ka qenë kryesorja për të garantuar pavarësinë, por sështë vetëm ajo por edhe profesionalizmi dhe standardi, ne duam drejtësi europiane dhe duam drejtësi të formës së prerë jo me paraburgim pa gjyq. Një parti si e jona që dy mandate ka qeverisë e vetme dhe i thotë drejtësisë dil e pavarur dhe ja ku më ke dhe ha trupin tim s’ka problem rëndësi ka që të gjithë të bëhen të barabartë para ligjit, kur ti kafshon gabimisht është tragjedi. E kam marr me vete prap këtë sot kjo është zonja e drejtësisë që ka simbolizuar drejtësinë në shumë e shumë kohëra.

Sot ulërasin lloj lloj specie të kënetës politike që ne po kërcënojmë SPAK dhe jemi rrezik për SPAK, ndërsa bufi i kënetës me zgjat dhe zhapikët e vet vazhdon çon denoncime në SPAK. Por drejtësia duhet që të jetë e verbët të mos shoh kush është i gjatë dhe i shkurtër dhe kush e ka statusin social më të lartë dhe më të ulët, kush është akuzuesi dhe kush është i akuzuari. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe në peshore vihen provat, shpatën që ka sot drejtësia ne ja dhamë se e kishte pushteti që i rrinte mbi kokë drejtësisë. Ne nuk kemi shpatë drejtësia e ka shpatën, por duhet edhe peshorja dhe sytë e mbuluar’, tha ai.

Teksa u ndal tek pagat, kryeministri dha lajmin se paga mesatare këtë vit do të shkojë 930 euro në sektorin publik, ndërsa për mësuesit 950 euro. 

'Në 2025 do kemi pagën mesaratare 930 euro në sektorin publik, dhe për mësuesit 950 euro. Këtë gjë as ne se kishim parashikuar dhe e kemi arritur si rezultatë i gjithë zhvillimit që ka ndodhur', tha ai. 

Rama renditi edhe disa nga përfitimet e vendit nëse do të anëtarësohemi në Bashkimin Europian.

“Nëse ne kemi bërë të gjitha këto vepra infrastrukturore, me anëtarësimin në BE mundësitë për të zhvilluar infrastrukturën shumëfishohen sa hap e mbyll sytë. Nëse kemi bërë çmos për bujqit e fermerët, mundësitë për ta shumëfishohen nëse hyjmë në BE. E njëjta gjë vlen për të gjitha fushat. Fondet e BE-së janë të pagjetshme dhe të pasigurueshme askund tjetër nëse nuk je anëtar i asaj familjeje. Është njësoj si të hysh nuse apo dhëndër në një familje shumë të madhe pasi ke qenë jetim. Ky është 11 maji për fëmijët tanë dhe të gjithë ata që janë ende sot aktivë, sepse na duhet viti 2026 dhe viti 2027 për të mbyllur negociatat dhe për të futur Shqipërinë në BE. Në momentin që bëhet ratifikimi i parë mund të shkojmë te çdo monument dhe t’i themi: U bë kjo punë”, shtoi Rama.

Ora 18:14
'Duhet të jeni krenarë', Rama mesazh socialistëve: Do ngrejmë flamurin e Shqipërisë për herë të dytë pas 1912

 

Gjatë fjalës së tij drejtuar socialistëve Rama renditi disa arsye se përse ata duhet të jenë krenar për Partinë Socialiste.

Rama tha se këto zgjedhje janë themelore për arsyen se bëhen në momentin kur Shqipërisë i është hapur mundësia për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Këtë Rama e quajti “ngritja e flamurit të Shqipërisë për herë të dytë”.

“Këto janë zgjedhje themelore sepse për herë të parë na është hapur dritarja e një mundësie që dukej e pamundur më parë. Mundësia që brenda pak më shumë se dy vite në të mbyllnim gjithë procesin e negociatave me BE dhe të hapim derën për të hyrë në familjen europiane, dhe pastaj të marrim nga vendet anëtare aprovimin si anëtarë të ri. Kjo është ngritja e dytë e flamurit të Shqipërisë pas atij të 1912', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?