Dita e takimit me qytetarët, Rama në fermën në Lushnje, Basha me fermerët në Rrogozhinë (VIDEO)

27 Maj 2020, 10:46| Përditesimi: 27 Maj 2020, 13:43

  • Share

Duket se sot ka qenë dita e takimit me qytetarët jashtë Tiranës, ku nga një anë kryeministri Rama ka shkuar në Lushnje për të parë nga afër investimet e bëra në fermat e kësaj zone, ndërsa Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me fermerët në Rrogozhinë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar dhe nga ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka zhvilluar një vizitë në një fermë në Lushnje. Duke inspektuar investimet dhe punë e fermerëve në një nga fermat më të mëdha të mbarështimit të lopëve dhe përpunimit të qumështit, Rama tha se fermerët duket të lidhen dhe hyjnë në zinxhirin e tregtimit nga prodhimi deri tek shitja e produkteve duke u lidhur me pikat e grumbullimit, të cilat gjejnë dhe tregun përkatës. Ai vuri theksin tek grumbullimi i fermerëve në mënyrë që fitimi dhe puna të jenë të garantuara, gjë të cilën e konfirmoi dhe sipërmarrësi, i cili shtoi se “fermeri jonë duhet ta  kuptojë që nuk mund të rrijë me 3 lopë, sepse gënjen veten. Nuk mundet me 10 lopë të bësh investime të tilla. Sot ka ardhur koha që qumështi të jetë shumë i kontrolluar se është produkt i domosdoshëm”.

“Këtu është gjithë problemi, si shtyhet më përpara nga ana e mentalitetit, fermeri i vogël që tamam gënjen veten. Domethënë, në një ngastër, i ndarë nga të tjerët, prodhon atë që prodhon, pastaj thotë nuk kam ku e shes. Po si do ta shesësh  nëse nuk je brenda një cikli më të madh e nëse nuk ka një bazë shitje ku ti mbaron punë, pra, nuk je individualisht personi që shkon në treg. Ti je pjesë e një zinxhiri që shkon tek pika e grumbullimit. Ti e ke kontratën, ja ku e ke farën, këtë do më prodhosh e ndodh çfarë ndodh me tregun, këto janë lekët e tua. Barra është e atij tjetrit. Po kështu dhe me qumështin. Si mund të rrihet me 2 lopë, me një çift dhish e të thuhet pastaj të ma blejë shteti. Plus siguria që është tmerr”,  tha Rama.

Kjo fermë e mbarështimit të lopëve dhe përpunimit të qumështit është kryer në bashkëpunim me financimet e BE-së, ku po modernizohen proceset në sistemin e mjeljes për një qumësht më të sigurtë në treg. Ambasadori Soreca, nga ana e tij shtoi se skema mbështetëse IPARD po funksionon.

Pavarësisht krizës së COVID, ne jemi të kënaqur që jemi këtu e të shohim që kontributi ynë po i ndihmon fermerët shqiptarë që ta kalojnë këtë krizë. Mund të shihni këtu pas nesh një teknologji mjaft të lartë, që do të ndihmojë fermerët shqiptarë për t’i bërë ata më konkurrues dhe në përputhje të plotë me standardet e BE-së, që do të thotë që fermerët shqiptarë do të kenë mundësi të eksportojnë në Bashkimin Europian, por dhe më tej”, - u shpreh Soreca.​

Nga na tjetër edhe kryetari i PD, Lulzim Basha edhe pse zhvilloi një takim me fermerët në tregun Agro-Ushimor në Rrogozhinë, nuk la pa përmendur edhe Teatrin Kombëtar. Teksa u ndal tek vështirësitë e fermerëve, që sipas tij nuk po ndihmohen nga qeveria, tha se vetëm për Teatrin Kombëtar duan të harxhojnë 30 mln euro.

Duke iu përgjigjur kryeministrit Rama që sot ishte në një fabrikë përpunimi në Lushnje, Basha tha se realiteti nuk është ai që prezantohet nga qeveria.

"Gjendja e fermerëve dhe atyre që shesin prodhimet e tyre është me e keqe se gjendja e bizneseve. Konsumi ka rënë, rrinë këtu me orë të tëra. Bëjnë 20 mijë lekë xhiro në javë, jo në ditë. Askush nuk ka parë ndihmë me sy.  Gjendja e fermerëve është ë rënduar. Propaganda me regji qendror tregon një pamje të rremë. Bujqësia shqiptare ka 7 vjet në krizë të thellë. Por këtë vit me asnjë lloj mbështetje gjendja është kritike. Rama nuk mund ta fshehë dështimin e tij kriminal. Ato miliona që ja ka dhënë oligarkëve do të mjaftonin për fermerin.

Vetëm tek Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 mln euro të taksave tuaja, me të cilat mund të kishin mbyllur kanalizimet e fshatarave të Shqipërisë, kanalizimet e Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdha. Mund të ndihmonin mijëra familje në këto kohë të covidit. E kanë mendjen të zhvatin dhe grabisin. kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Eama dhe oligarkët e tij", tha Basha.

Për opozitën e vetmja zgjedhje për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet.

"Shpëtimi i vetëm është që ju me votën tuaj ti drejtoheni kutive të votimit dhe ti kthehemi normaliteti. Sot në Shqipëri nuk mbështet punëtori, por oligarkët. Kjo situatë duhet të marrë fund një orë e më parë.  Kjo është Shqipëria reale, ndërsa ato që shfaqen me regji qendrore janë fantazi", u shpreh Basha.  

Ora 11:07
Basha në Rrogoshinë, fermerja i shtrëngon dorën dhe nuk e lëshon (VIDEO)

Gjatë vizitës në tregun e Rrogozhinës, kreu i PD-së, lulzim Basha hasi në shqetësime të shumta nga fermerët e zonës. Njëra prej tyre teksa i ankohet kryedemokratit Basha se është edhe e sëmurë i shtrëngon dorën. Kujtojmë që në këtë kohë pandemie shtrëngimi i duarve apo kontaktet me njerëzit duhet të eliminohen.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuk shikoje ndonje ndryshim duarsh ! Si dikur shtengimi me Diktatorit Enver ..: 27/05/2020 11:11

    Njerez te cuditshem .. Shtrengim duarsh Si dikur me Diktatorin Hoxha ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?