Rama nuk ka ndalur së ironizuar edhe dekoratat e presidenti Meta duke thënë se kjo është një tragjedi komedi që ndodh në vendin tonë , ku Meta është i vetmi president që dekoron të vdekurit para se dhe ai të lindte. Rama thotë me ironi se Meta i ka marrë varrezat me radhë dhe si e ka nisur do dekorojë dhe Skënderbeun.
"Meta është i vetmi president që jep dekorata për ata që kanë vdekur përpara se ky të lindte. Presidenti nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë, për një arsye të thjeshtë, dekorata është simbol që të shquan ty nga të tjerët për të gjallë t mes të gjallëve. Ka medalje të posaçme për ata që vriten në krye të detyrës sot. Vitet një polic në krye të detyrës apo ushtarak i jepet medalja të shoqes dhe fëmijëve. Por të dekorosh heronjtë e popullit kjo e tejkalon Boratin, e bën të vetmin origjinal më të vjetër se kopja. Ai që jep dekoratën presupozohet se është më lartë. Imagjino këta heronjtë e popullit në varr se si mund të rrotullohen e përpëliten kur marrin vesh për dekoratën. Dekoratën e Vojo Kushit mori dikush që nuk e njihte as familja. Mes Margarita Tutulanit dhe Monikës ka një dallim shumë të madh, se do të detyrohet të dalë kundër Ilirit. Kështu siç e ka nisur do i japi dekoratë dhe Skënderbeut me urdhrin e Nënë Terezës, nuk la njeri pa dekoruar, ka marrë varrezat me radhë. Ku ka dekorata për të vdekurit. Kam përshtypjen se kur shkon në bustet e tyre imagjinon si të bëhet hero. Farsë. Komedi, Tragji-komedi, turp. Por ajo që vlen në mbyllje është që vota në 25 prill do të jetë një problem shumë i madh për demokratët dhe këdo që mund të ketë arsyet e veta që mund të mos votojë për ne” tha Rama
Lajmi kryesor:
'LSI është kancer, nga koalicioni na ndau reforma në drejtësi'! Rama sulmon Metën: U rrit në kurriz të PS-PD! Lulin do e shpëtoj, as ai s'e do Monën dhe Ilirin (VIDEO)
//ReportTv.al