Kryeministri Edi Rama

Rama mund të sillet si të dojë me emigrantët! Çështja është si po sillemi e si duhet të sillemi ne?

12 Maj, 10:32| Përditesimi: 12 Maj, 10:33

  • Share

Rama ka shumë favore e një ndër më kryesorët është fakti se ai ka edhe gurin edhe arrën! Pse them kështu? Sepse, ai ka pushtetin si Kryeministër e ka Partinë Socialiste e cila ka në shërbimin e saj gjithë pushtetin!  Pushteti vetëm në Shqipëri ose më saktë vetëm nga Rama dhe të tjerët si ai konceptohet  si mundësi privilegji dhe jo edhe si përgjegjësi politike dhe shtetërore!

Në fakt, duket sikur shpejt harrojmë duket se harrojmë të kaluarën duke diskutuar vetëm aktualitetin!

Vetë Rama në thirrjen e tij për takimin në Athinë nxorri foto nga arkivat të takimin e tij të parë në cilësinë e kreut të Opozitës! Ai shkruante ndër të tjera, se nga atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar! Në fakt është e vërtetë, por ai që ka ndryshuar shumë duke mos mbajtur thuajse asnjë premtim është pikërisht Rama!

Sot, Rama ka thuajse 12 vjet në pushtet në cilësinë e Kryeminsitrit dhe nuk u impenjua të mbajë një ndër premtimet kryesore me të cilat e mori pushtetin: votën e emigrantëve! Në fakt Ramën në pushtet e sollëm edhe emigrantët në 2013, ishte koha kur autobuzë e biletat e avionëve ishin në dispozicion të emigrantëve për të shkuar e për të votuar në Shqipëri!

Nuk është se Rama ka mbajtur premtimet e tjera të 2013, pa llogaritur ato të 2017 e 2021 e të shqetësohemi pse nuk mbajti premtimin e votës të emigrantëve! Rama ka ndryshuar shumë nga ardhja në pushtet në 2013 e sot! Atëherë PS nuk kishte kryebashkiakë, zyrtarë, ish ministra, drejtorë, deputetë në burg për korrupsion e sot i kemi plotë e të tjerë që ndoshta presin radhën për ditët e muajt në vazhdim!

Rama është në një moment që e ka humbur realitetin me shqiptarët që jetojnë në Shqipëri e ky është një ndër efektet e pushtetit të gjatë e për të mos folur pastaj për realitetin e humbur me shqiptarët që jetojnë jashtë! Premtim tjetër që nuk mbajti Rama ishte se me ardhjen e tij në pushtet Shqipëria do të bënte hapa të rëndësishme drejt anëtarësimit në BE! As këtë nuk e bëri dhe sot shqiptarët lëvizin lirshëm e takojnë familjarët e tyre falë liberalizimit të vizave të bëra në kohën e Lulzim Bashës dhe qeverisjes së PD!

Takimin e Ramës ne Athinë po e analizojnë edhe me mundësinë e pjesëmarrjes masive! Madje duket se PS ka vënë në lëvizje të gjithë motorrët për t'a bërë realitet më çdo kusht!  Thuhet se Rama do të ketë me vete kryebashkiakë apo njerëz të tjerë të pushtetit që janë pasuruar në kurrizin e familjeve që emigrantët kanë në Shqipëri! E kupton sa neveri ju japin këto persona shqiptarëve në Greqi apo kudo në emigracioni duke shkuar me makina luksoze e ndërsa shqiptarët luftojnë çdo ditë në Greqi duke punuar edhe me orë të gjata për të siguruar jetën dinjitoze që Rama nuk ua garantojë edhe pse edhe në pushtet e po qëndron prej 13 vitesh! Pjesëmarrjet masive për personat që kanë pushtetin është e thjeshtë dhe e garantuar, sepse siç thashë kanë edhe arrën dhe gurin! Rama i ka të dyja këto! Të gjithë kujtojmë se Berisha mbushte sheshet në 2013, me mësues që ishin me detyrim paraqitje, me punonjës administrate që ishin po me detyrim paraqitje dhe në fund humbi thellë zgjedhjet! Kjo është situata aktuale e Ramës e ngjashme me atë Berishës! Sa më shumë mbushen autobusët me lista nga Tirana drejt Athinës, aq më shumë është sinjali se edhe ky po shkon drejt rënies pa kthim nga pushtetit!

Rama ka të drejtë të sillet si të dojë, t'a mendojë e ta bëj politikën si të dojë, por sigurisht shqiptarët kanë mundësinë e tyre me votë të tregojnë sesi duhet të respektohen!

Rama ka paralajmëruar se do të bëj shumë një turn në Diasporë. Ai i ka të gjitha mekanizmat për  t'a bërë, sepse ka në dispozicion Shtetin me të gjitha komfortet që i nevojiten!

Ne, nuk duhet të shikojmë se çfarë bën Rama, por se çfarë po bëjmë ose se çfarë duhet të bëjmë ne! E kam thënë shpesh më parë që diskursi i PD, në mënyrë të pashpjegueshme ka qenë i varfër ose inekzistent në lidhje me shqiptarët që jetojnë jashtë! Sot, për fat të mirë nuk është më kështu situata! A mjafton? PD e Lulzim Basha e kanë serjozisht votën e emigrantëve! Ndërsa Rama ka mundësi t'a bëj, por nuk e ka as prioritet e as serjozisht! PD, duhet të vazhdojnë takime!

Takimi që bëmë në Milano duhet të jetë një model, një standard dhe vetëm një pikë nisje për takime të tjera! Për takimin e Milanos nuk kemi sjellë autobuzë nga Shqipëria, nuk kemi kryebashkiak me lista të detyruar për të sjellë militantë nga zonat e Shqipërisë, por ishin të pranishëm shqiptarë që me vullnetin e tyre erdhën për të dëgjuar propozimet e PD!

Pjesa tjetër e Opozitës ka zgjedhur si zgjidhje Belerin dhe modelin e tij! Ka nga ata që argumentojnë mbështetjen ndaj këtij të fundit si mundësi për të mbrojtur pronat! Në fakt kjo është vetëm e vetëm sjellë antikombëtare! Se me këtë llojë llogjikë atëherë duhet të mendojmë se: Peshkopia është e varfër e prandaj t'ia japim Maqedonisë së Veriut se e ndoshta e administron më mirë! Jo më jo, çështja e pronës apo e keqqverirjes nuk zgjidhen me dhurime tek fqinjët për të krijuar bashkitë e tyre minoritare, por duke mundur të keqen që kemi mes veti e brenda vetit!

Takimi i Milanos me Bashën ishte edhe një sinjal se PD mund t'i fitojë zgjedhjet! Sinjali i takimit të Milanos ishte i qartë: emigrantët duan rotacion! Vota e emigrantëve nuk është e nuk duhet të jetë propagandë, por një politikë reale si nevojë për të forcuar e plotësuar demokracinë shqiptare! Rama, le të shkojë në Athinë e ku të dojë, por ai nuk mund t'i përgjigjet një pyetje retorike: Erdhe me premtimin e votës së emigrantëve e tashmë ke 12 vjet në pushtet dhe pse nuk e mbajte?!

Vapa po vjen bashkë me stinën e verës e bashkë me të do të kthehen edhe emigrantët për pushimet! Shpejt do të vij po ashtu edhe vjeshta e koha e rikthimit të tyre që duhet të formojnë radhë kilometrike në pikat kufitare me Greqinë dhe situata do të mbetet prapë e njëjtë!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?