Rama ndan pamjet nga takimi në Milano: Shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e shqiptarinë

27 Maj, 08:07| Përditesimi: 27 Maj, 08:29

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me disa momente nga takimi me emigrantët shqiptarë në Milano. Me sallën e mbushur plot në pallatin e sportit në 'Busto Arsizio', në video janë përzgjedhur disa momente, nga zbritja e kryeministrit me bashkëshorten Linda Rama në aeroport deri te përlotja e shqiptarëve gjatë transmetimit të dokumentarit për eksodin e madh të shqiptarëve në fillim të viteve ’90 në drejtim të Italisë.

Krahas videos, Rama shkruan se ky takim është një shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në kuadër të turit me diasporën, kryeministri Rama u takua dje, 26 maj, me emigrantët shqiptarë në Itali. Takimi u mbajt në pallatin e sportit në 'Busto Arsizio' lokalitet afër qytetit të Milanos , ku morën pjesë mijëra shqiptarë.

Për gati një orë, kryeministri Rama mbajti fjalim ndërsa falënderoi Italinë për ç’ka bërë për shqiptarët, për të cilët tha se e kanë fituar betejën dhe sot janë në majat e suksesit. Më datë 2 qershor kryeministri Rama do të jetë në Londër, ndërsa më datë 16 në Dyseldorf.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 27/05/2024 09:09

    O Ed Rama nuk ke aq peshë sa të mledhësh ato njerëz.Jo ti por asnji polikan në Shqipni.Tubimin e rradhës boje pa autobuzë e avion të ardh nga shqipnia e pa Noiz,Elvana e Artiola Toskën.. Mos harro tpaktën mos tmorin vllezërit kto zarat e tu se vllai Subashit ju flliqi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?