Kryeministri Rama me futbollistin e Juventusit Cristiano Ronaldo

Rama ndërron ekipin e zemrës, por humb detajin e rëndësishëm

27 Shkurt 2019, 14:02| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 14:36

  • Share

Viti 2019 erdhi me nje ndryshim të madh përsa i përket lojrave të fatit në Shqipëri, pasi me vendim të qeverisë nga 1 janari ata nuk lejohen më. Ata që kanë guzuar ta shkelin këtë ligj në shumicën e rasteve janë identifikuar dhe proceduar.

Ligji është aq i rreptë saqë nuk lejohet as reklamimi, por zemërimi ndaj skuadrës së zemrës ka bërë që kryeministri Rama pa vetdijë të bëjë një gabim jo të vogël.

Të mërkurën e kaluar Juventusi, skuadra për të cilën bën tifzollik kryeministri Rama, pësoi një disfatë në “Champions League” që mund t’i kushtojë eliminimin “zonjës së vjetër”. Mesa duket kjo ka zemëruar kryeministrin i cili në fillim të javës është shfaqur në publik me xhupin e skuadrës angleze të Liverpool-t.

Problemi qëndron se poshtë stemës është e reklamuar një kompani bastesh e quajtur “BetVictor”. Me siguri kryeministri e ka bërë këtë pavetëdije, por në këtë rast mësimi është i qartë: “Kurrë mos e tradhëto skuadrën e zemrës”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?